“Çmimi i grurit do rritet”- FMN: Lufta do të ndikojë në gjithë botën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar parashikojnë rritje të çmimit të grurit për shkak të luftës në Ukrainë.

Largimi i Rusisë nga marrëveshja për transportin e Grurit Ukrainës, pritet të ketë ndikim direkt në çmimin e drithërave.

Shefi ekonomik i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Pierre-Olivi Guerencha, parashikon shtrenjtim të produkteve, në rast se shumica e vendeve nuk marrin masa alternative dhe nuk hapin rrugën detare për grurin e Ukrainës.

Përfaqësuesi i FMN thotë se Ukraina prodhon një sasi të konsiderueshme gruri dhe furnizon tregjet kryesore të botës.

“Pezullimi i marrëveshjes për eksportin e grurit nga Ukraina do të ndikojë në rritjen e çmimeve. Jemi ende duke bërë parashikime sesa do të rriten çmimet, por ne mendojmë se çmimi i drithërave do të rritet me 10 deri në 15 përqind në shkallë globale”, tha Pierre-Olivi Guerencha

Situata me çmimet e ushqimeve pritet të përkeqësohet pas vendimit të një tjetër shteti eksportues. India ka deklaruar se do të shkurtojë me 40 përqind furnizimet me oriz. Një vendim i tillë ka efekte të menjëhershme në tregun Amerikan dhe atë Aziatik. India furnizon me oriz 40 % të tregut global.

Share This Article