CNN: Miratohen tre ilaçe popullore në Kinë për kurimin e COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina ka miratuar tre ilaçe popullore për kurimin e COVID-19, shkruan CNN.

Administrata e Qeverisë për Produktet Mjekësore përdori një procedurë të posaçme miratimi për tre produktet, për të cilat argumenton se “ofrojnë mundësi shumë të mira për trajtimin e të sëmurëve me COVID”.

Produktet bimore besohet se bazohen te “recetat e lashta kineze”. Mediat raportojnë se këto produkte i janë nështruar një testi të specializuar ku kanë rezultuar efikase në trajtimin e COVID-19.

Nga ana tjetër, zërat kritikë shprehen se nuk ka argumenta bindëse për fuqinë shëruese të këtyre trajtimeve popullore.

“Mjekësia tradicionale është një thesar i civilizimit kinez që mishëron mençurinë e kombit dhe njerëzve të tij”, u shpreh presidenti kinez Xi Jinping, në një deklaratë për mediat në tetor të 2019-ës.

CNN shton se kanë qenë me dhjetëra pacientët e infektuar nga COVID-19 që janë trajtuar në Kinë me ilaçe bimore, përpos barnave farmaceutike të licensuara për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Share This Article