Kërcënohet hapur ish-kryeministri italian Matteo Renzi, i dërgojnë një zarf me dy plumba

albnews
By
1 Min Read

Ish-kryeministrit Italian Matteo Renzi, i është dorëzuar një zarf me dy plumba në shenjë kërcënimi.

Zarfi kërcënues iu dërgua Renzit në Senat, ku është edhe anëtar. Klasa politike reagoi menjëherë duke e dënuar ashpër këtë ngjarje, shkruajnë mediat italiane.

“Ne nuk frikësohemi nga kërcënime të tilla”, u shpreh ish-ministrja e qeverisë Renzi, Teresa Bellanova.

Pasi hoqi dorë nga koalicioni i formuar me ish-kryeministrin Giuseppe Conte, Matteo Renzi është përballur me kritika gjatë muajit të fundit.

Partia “Italia Viva”, që kryesohet prej tij, tani është pjesë e qeverisë së re të unitetit kombëtar, të udhëhequr prej ish-shefit të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.

Share This Article