Conte:Interi nuk është në nivel me Juventusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Interit, Antonio Conte beson se klubi i tij nuk është ende në nivel me Juventusin.

Interi ka pësuar 2:0 si mysafir i Juventusit, duke ngelur nëntë pikë prapa klubit torinez që është ngritur në krye të renditjes.

“Ishte një përballje shumë e balancuar deri te momenti i golit. Ne nisëm pjesën e dytë shumë më mirë, por goli i Aaron Ramseyt ndryshoi çdo gjë, veçanërisht në aspektin psikologjik. Rriti besimin e tyre dhe na goditi tonin. Ne nuk ishim në gjendje të rikuperoheshim”, ka thënë Conte për “Sky Sport Italia”, transmeton Koha.net. “Dallimi mes nesh dhe Juventusit, nëse llogarisim se fitojmë ndeshjen me Sampdorian, është gjashtë pikë. Kjo i bie dy humbjet që pësuam nga Juventusi në San Siro dhe në Torino. Është një humbje që na ndihmon të rritem dhe të kuptojmë se sa larg jemi. Rezultatet flasin qartë, ata kanë fituar dy ndeshjet. Ne duhet të rritemi në karakter nëse duam të garojmë në nivelin më të lartë”.

Share This Article