Covid-19, Çako: Duan të fusin në trupin tonë gjakun e ”Djallit”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Botuesi Alfreç Çako, i cili njihet për teoritë e tij konspiracioniste sa i takon Covid 19, në një lidhje me skype për Fax News, tha sot se lufta e tretë sapo ka filluar, ku 1% e popullsisë synon të vrasë pjesën tjetër, përmes vaksinimit të detyrueshëm.

Çako tha se përmes vaksinimit, një pjesë e elitës botërore, synon që të kontrollojë pjesën tjetër duke ndryshuar madje dhe ADN-në. I pyetur në lidhje me deklaratën e Veliajt, për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin për personat që duan të jenë pjesë e koncerteve, Çako tha se Veliaj është thjeshtë një vegël që komandohet nga elita botërore.

“Natyrisht që kjo është një deklaratë e pritshme, prej një vemie si Erion Veliaj, i cili është një vegël e elitës botërore, të cilët duan të vrasin njerëz. Ecin në gjurmët e njerëzve më të ndyrë që ka pasur bota.

Këta njerëz nuk e kuptojnë se po vrasin fëmijët dhe nipërit e tyre, dhe mendojnë se do të shpëtojnë nga ky holokaust që po i bëjnë njerëzimit vetëm në sajë të parave që kanë përfituar.

Unë kam një vit që e them këtë, se një pjesë e shqiptarëve nuk më besojnë, janë në gjumë të thellë dhe nuk e shohin se po u vjen zjarri te këmbët, këta duan që ne të fusim në gjakun tonë gjakun e djallit, dhe të mos kemi atë të paraardhësve. Duan të na ndryshojnë ADN-në, duke na bërë si shalqinj pa fara, që duket i bukur por që në fakt nuk ka më asnjë lidhje me frutin real.

Vaksinat janë vrastare, nuk i kanë bërë më para, pasi në 2018 zbuluan atë që tregohet në Bibël, marrja e atributeve të Zotit në trupin e njeriut.

Lufta sapo ka filluar, ku 1% e popullsisë duan të vrasin pjesën tjetër”, tha Çako gjatë lidhjes me skype.

Share This Article