FA dislokohet në Kukës, në gatishmëri për të ndihmuar Kosovën nga përmbytjet

albnews
By
1 Min Read

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se forca dhe mjete nga Forcat e Armatosura janë dislokuar në Kukës dhe ndodhen në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit.

“Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit.

Të gatshëm të ndërhyjmë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës. Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira”, shkruan Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/nikopeleshi/videos/571645144822733

Share This Article