Covid-19, ekspertët gjermanë presin fillimin e valës së katërt

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shifrat në rritje të rasteve dhe shifrat pjesërisht të ngecura të vaksinimit kanë nxitur shqetësimet në Gjermani për një valë të katërt të COVID-19 në vjeshtë.

Sipas Institutit Robert Koch (RKI) për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, niveli i incidencës 7-ditore u rrit për të 10-n ditë radhazi, duke arritur në 9,4 raste të reja për 100 000 banorë të shtunën në mëngjes, nga 8,6 një ditë më parë dhe 4,9, niveli më i ulët i fundit, më 6 korrik.

Shkencëtarët në Universitetin Teknik të Berlinit (TU) janë shprehur se presin një valë të katërt në vjeshtë, duke u bazuar në trendin aktual, që nuk do të anashkalojë as spitalet.

“Numri i infeksioneve po rritet sërish dhe do të vazhdojë të rritet në një të ardhme të parashikueshme”, shkroi ministri federal i Shëndetësisë, Jens Spahn, në Twitter.

“Ne jemi në një garë kundër variantit Delta, kur bëhet fjalë për vaksinimin. Çdo vaksinim rrit mbrojtjen e të gjithë neve për vjeshtë dhe dimër”,shtoi ai.

Sipas RKI, 601 220 doza vaksina u administruan në Gjermani të premten.

Kjo do të thotë se rreth 38,2 milionë njerëz, ose 45,9 % e popullsisë, tashmë janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Zyrat shëndetësore raportuan 1 608 infeksione të reja në RKI brenda një dite, ndërkohë që një javë më parë ishin 952.

Që nga fillimi i pandemisë, RKI ka numëruar 3 743 389 raste COVID-19 të konfirmuara.

Numri i përgjithshëm aktual ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë, pasi shumë raste infektimi nuk njihen./ATSH/

Share This Article