Covid-19 në Japoni, spitalet drejt kolapsit nga fluksi i pacientëve të shtruar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Administratat lokale në Japoni po kërkojnë zgjidhje për të rritur kapacitetet e shtretërve që janë pakësuar në spitale pas rasteve në rritje Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies ka mobilizuar bashkitë me thirrjen për të formuar qendra të përkohshme të trajtimit në bazë lokale.

Sipas hulumtimit të agjencisë së lajmeve “Kyodo”, administratat lokale po aplikojnë formula të ndryshme për të rritur kapacitetet e shtretërve në rajonet e tyre. Në kuadër të kësaj në të paktën 25 prej 47 rajoneve, përfshirë edhe kryeqytetin Tokio janë ngritur qendra të përkohshme që do të sigurojnë mundësi trajtimi dhe strehimi për të prekurit me COVID-19.

Ndërsa 21 administrata rajonale kanë planifikuar të ngrenë qendra të përkohshme të trajtimit dhe se falë kësaj do të ofrohet mbështetje për spitalet që u janë pakësuar kapacitetet e shtretërve.

Share This Article