Covid-19 përkeqëson sëmundjet e zemrës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka mjaft pacientë që vuajnë nga sëmundje të zemrës dhe kardiologu Mehmet Emirhan Isik thotë se një sëmundje ngjitëse si koronavirusi i ri (COVID-19) mund t’i bëjë sëmundjet e zemrës edhe më vdekjeprurëse.

”COVID-19 prek më shumë njerëzit me hipertension, sëmundje në mushkëri dhe sëmundje të zemrës. Sëmundja gjithashtu rezulton në shumë komplikime kardiovaskulare”, theksoi mjeku.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi për një plan global të veprimit për të parandaluar dhe kontrolluar sëmundjet jo-kongjeniale, ku synohet të luftohet pirja e duhanit, ngrënia jo e shëndetshme dhe konsumimi i alkoolit. Dihet që njerëzit me sëmundje të zemrës janë më të rrezikuar sa i përket sëmundjeve infektive”, tha ai.

Eksperti gjithashtu tha se bashkë me sistemin e frymëmarrjes, COVID-19 gjithashtu mund të ndikojë në sistemin tretës dhe nervor.
“Për derisa lufton me virusin, sistemet tona mbrojtëse gjithashtu mund të dëmtojnë pjesët e shëndetshme të trupit. Për shembull, mund të rrisë rrezikun e një sulmi në zemër te njerëzit me sëmundje koronare. Mund të prishë rrjedhën e gjakut dhe të shkaktojë hipertension. Për këtë arsye, pacientët me sëmundje të zemrës duhet të bëjnë kujdes shtesë në mbrojtjen e tyre nga virusi”, theksoi Isik.

Për këto arsye, ai thotë se temperatura nga COVID-19, humbja e lëngjeve të shkaktuara nga virusi dhe toksinat virale që prishin muskujt e zemrës rrisin rrezikun e sulmeve në zemër.

Njerëzit me sëmundje të zemrës duhet të bëjnë kujdes shtesë në ndjekjen e udhëzimeve kundër COVID-19 siç është larja e duarve, mbajtja e distancës sociale, përdorimi i duhur i maskave dhe pastrimi i ambienteve të tyre.

Share This Article