Covid-19, Sulçebe: Jemi larg imunitetit të tufës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Genc Sulçebe, mjeku imunolog ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku u shpreh se kushtet e tanishme janë optimale për përhapjen e virusit, si kushtet klimaterike, temperaturat, lagështia por gjithashtu kanë ndikuar dhe festat e fundvidit.

Ditët e fundit shifrat janë rritur ndjeshëm dhe duke iu referuar rastit të Tiranës, ai tha se shifra e të infektuarve rritet me 5-6 përqind çdo muaj, dhe duke patur parasysh këto shifra, deri në fund të qershorit imuniteti i tufës mund të rritet deri në 85 përqind.

Ndërsa përsa i përket rangut vendor, ai tha se ndodhemi shumë larg imunitetit të tufës.

“Duket se ritmi të paktën në Tiranë i përshpejtimit të përhapjes së infeksionit shkon në rreth 5-6 përqind në muaj. Domethënë që nëse tani janë  40 përqind që e kanë kaluar infeksionin, atëherë nëse jemi me këto ritme rreth 5-6 përqind në muaj i bie që imuniteti i tufës që aktualisht është më i lartë se në fillim. Me këto ritme nëse vazhdon kështu mund të themi se në fund të qershorit duhet ta arrijmë imunitetin e tufës.“, u shpreh ai.

Share This Article