Cristiano në versionin “bishë”, tregolësh ndaj Tottenham

albnews
By
1 Min Read

Cristiano Ronaldo ka treguar edhe një herë se është një nga golashënuesit më të mirë në qarkullim, pavarësisht se tashmë në moshën 37-vjeçare.

Portugezi dërgoi plot 3 herë topin në rrjetë në sfidën që Manchester United fitoi 3-2 ndaj Tottenham, duke e ngjitur përkohësisht në vendin e katërt të Premier League ekipin e tij.

Kjo është hera e 49 që Cristiano Ronaldo shënon tregolësh në karrierën e tij me klube.

Share This Article