Dafina flet për reagimet e saj shpërthyese në rrjetet sociale: E vërteta del kurdo

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dafina Zeqiri ka folur publikisht për gjithë dramat virtuale të kohëve të fundit, ku ajo ka qenë e përfshirë. Në një ‘broadcast channel’ në Instagram, këngëtarja foli me fansat pse ka reaguar ashpër.

Ajo tha e nëse dikush që e ndiqni në Instagram, nuk ju respekton, atëherë e bëni unfollow.

“A mendon që duhesh t’ua arsyetosh njerëzve pse e ke bërë unfollow? Edhe pse je fytyrë publike? Ka gjëra që nuk shfaqen publikisht, se ti prapë i mban private!” tha Dafi.

Rikujtojmë se ajo hoqi nga Instagrami Ledri Vulën, Sara Hoxhën, DJ Geek, Beatrix Ramosajn etj.
Duke folur për reagimet e saj shpërthyese, këngëtarja u shpreh:

Mos harroni që ne që jemi figura publike, tani po flas për veten time… Kur kthehem në shtëpi, kur vij të fle, kam dhe unë hallet e mia, kam nënën pa qejf, e kam të sëmurë, kam mendime për gjëra të tjera edhe është shumë vështirë ndonjëherë të mos reagosh kur ndodhin këto gjëra, sidomos publikisht, për të cilat ti e di që nuk janë të vërteta. Ti e di se çfarë qëndron mbrapa asaj, çfarëdo qoftë, dhe është goxha e vështirë të përmbahesh dhe të mos reagosh.
Ti shpërthen nga brenda sepse do doje që t’ua tregoje të gjithëve të vërtetën, por në fund të fundit kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë mendojnë çfarë të duan dhe kanë të drejtë të mendojnë çfarë të duan. E vërteta del kurdo, janë gjëra që vihen re me kalimin e kohës!
Në fund, ajo shtoi se tani do ta përqendrojë energjinë e saj vetëm te muzika.

Share This Article