Dalja e Shqipërisë nga ‘lista gri’ për pastrimin e parave, Çela: Kontribut edhe i punës së Prokurorisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në një reagim për daljen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave, shkruan se kjo vjen edhe si fryt dhe kontribut i seksioneve të posaçme në 7 prokuroritë kryesore të vendit.

“Shqipëria del nga ‘lista gri’ e pastrimit të parave, fryt ky edhe i një kontributi thelbësor të seksioneve të posaçme në 7 prokuroritë kryesore të vendit, ngritur në kuadër të zbatimit të strategjisë së hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2020 për të luftuar fenomenin”, u shpreh Çela në një reagim përmes rrjeteve sociale.

Share This Article