Përgjigjet e analizave paraprake që iu janë bërë ujit në Krujë janë bërë të ditura. Nga analizat që i janë bërë ujit në ISHP janë zbuluar në prani të lartë dy baktere, Escherichia Coli dhe Streptokokut Fekal.
Dyshohet se uji është ndotur në burim, ndërkohë që në afërsi të depos së ujësjellësit ndodhet edhe një stan me bagëti.