“Danieli më fyeu kur i thashë s’ka kafe”, zbardhet dëshmia e kamerierit për vrasjen në Manzë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbardhet dëshmia e kamerierit te kafenesë ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Manzë, ka dhënë para grupit hetimor.

Ai ka zbuluar se debati ka nisur për një kafe dhe se 21-vjeçari Daniel Pepa, i shpallur në kërkim për këtë ngjarje, ka qenë ai që i ka kërkuar t’i shërbente. Sipas kamerierit kur i ka thënë se ishte e pamundur ti shërbente kafe, Pepa e ka fyer rëndë dhe ka ndërhyrë në këtë moment Flori Paluçi për ta mbrojtur.

Pas këtij veprimi Daniel Pepa dhe Flori Paluçi janë konfliktuar sipas kamerierit jashtë ambienteve të kafenesë.

Kamerieri në dëshmi thotë po ashtu se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:45 dhe në momentin kur janë përdorur armët të pranishëm ishin 5 persona, mes të cilëve edhe viktima Aranit Kurti, i cili ishte shok i ngushtë me Daniel Pepën.

Share This Article