Basha reagon Ramës me shprehjen e At Gjergj Fishtës

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama mbajti sot konferencën e fundivitit me gazetarët. Kryedemokrati ka zgjedhur një shprehje të At Gjergj Fishtës.

“Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija.” At Gjergj Fishta”- shkruan Basha në rrjetet sociale.

Në bashkëbisedimin e gjatë me gazetarët, kreu i qeverisë foli sot për një sërë çështjes dhe aktualitetin politik, duke mos kursyer sulmet edhe për Bashën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sa të rëndë aq edhe qesharake e cilësoi kryeministri situatën në selinë blu, ndërsa iu rikthye sloganit të tij të vjetër “përtej të majtës dhe të djathtës”, duke u zotuar se nuk do të merret me PD-në.

Share This Article