Show - Biz
De Bruyne lajmëron largimin nga City: “Shumë dy vjet pa Champions”
Ethe frike tek Manchester City, në lidhje me merkaton e ardhshme. Kevin De Bruyne është lojtari i parë që sheh në rrezik qendrimin e tij pas vendimit të Uefa-s që ka përjashtuar Citizens nga kompeticionet europiane për dy vitet e ardhshme për shkak të thyerjes së rregullave mbi fair play financiar: “Dy vjet pa Champions do të jenë vërtetë të gjatë, nëse skualifikimi do të ishte për vetëm një vit mund ta mendoja, por dy janë shumë”.
Kampioni belg 29 vjecar, kontrata e të cilit me anglezët skadon në 2023 e ka shprehur qendrimin e tij pa lojëra fjalësh: “Po pres vendimin. Drejtuesit na kanë siguruar se do të bëjnë apelim, duke na shpjeguar se janë 100% të bindur se mund të arsyetojnë. Kam besim tek klubi im e pres vendimin, pastaj do të marr vendimin tim për të ardhmen”.
De Bruyne konfirmon edhe se ka marrë shumë oferta në vitet e kaluara, por është i lumtur tek City: “Jam i kënaqur: luaj në një nga skuadrat më të mira në botë, luaj në një nga kampionatet më kompetitivë e kjo më pëlqen. Të shohim cdo të ndodhë: edhe në transferimet e mëparshme kam qendruar i qetë. Nuk kam patur probleme e kam pritur momentin tim”. E nuk është ky momenti për rinovim: “Asnjë tratativë në vazhdim, nuk di cfarë do të ndodhë: tani është ndaluar gjithcka nga koronavirus, kur të përfundojë sezoni do të shohim nëse do të ketë një mundësi për të ardhmen. Tani nuk është momenti për ta menduar”.
Popular
Kush ishin lajmet më të çuditshme dhe virale nga bota në vitin 2025
Viti 2025 ishte i mbushur me lajme serioze, por pati edhe ngjarje që të bënin të ndaleshe dhe t’i shikoje dy herë me mosbesim.
Disa ishin të lehta, disa qesharake, disa thjesht të çuditshme – por të gjitha ngjallnin të njëjtën pyetje: “Çfarë po ndodh?!”
Sky News ka përzgjedhur disa nga momentet më absurde, virale dhe të pazakonta që shënuan vitin 2025.
Kamera e puthjeve të Coldplay
Coldplay, një nga grupet më “pozitive” në botë, i njohur për mesazhet e dashurisë dhe unitetit, vendosi të përfshinte një “kamera puthjesh” në turneun e tyre. Ideja dukej perfekte për imazhin e grupit – por rezultoi në një moment viral për arsyet më të gabuara.
Gjatë një koncerti në Boston në korrik, kamera kapi dy persona duke u përqafuar. Sapo e kuptuan se ishin në ekranin gjigant, burri u largua me shpejtësi, ndërsa gruaja mbuloi fytyrën me duar dhe i ktheu shpinën publikut.
Chris Martin e komentoi me shaka: “Ose kanë një aferë, ose janë shumë të turpshëm.”
Internetit nuk iu desh shumë për të zbuluar se bëhej fjalë për drejtorin ekzekutiv të kompanisë teknologjike Astronomer, Andy Byron, dhe drejtoreshën e burimeve njerëzore, Kristin Cabot.
Pas nisjes së një hetimi të brendshëm, të dy dhanë dorëheqjen. Kompania publikoi më pas një video ironike në rrjete sociale ku shfaqej Gwyneth Paltrow, ish-bashkëshortja e Chris Martin, si “zëdhënëse e përkohshme”.
“Vjedhja e shekullit” në Paris
Në tetor, hajdutë të maskuar si punëtorë ndërtimi kryen një grabitje spektakolare në një muze në Paris, në mes të ditës dhe ndërsa ishte i hapur për publikun.
Duke përdorur një vinç të montuar në një kamion të vogël, ata hynë në një sallë muzeale dhe vodhën nëntë bizhuteri të Kurorës Franceze, përfshirë objekte që kishin lidhje me Napoleonin dhe perandoresha të shekujve të kaluar.
E gjithë grabitja zgjati vetëm shtatë minuta. Bizhuteritë vlerësohen si “të paçmuara historikisht” dhe mendohet se kanë një vlerë rreth 76 milionë paund. Pavarësisht arrestimeve, sendet e vjedhura ende nuk janë gjetur.
Gruaja “e vdekur” zgjohet në arkivol
Në Tajlandë, një grua 65-vjeçare, e shpallur e vdekur nga familja, u zgjua brenda arkivolit pak çaste para se të niste kremimi i saj.
Vëllai i saj e kishte transportuar trupin për qindra kilometra drejt një tempulli që ofron kremime falas. Menaxheri i tempullit dëgjoi trokitje nga arkivoli – dhe kur u hap, gruaja ishte ende gjallë.
Më tronditëse se vetë ngjarja ishte reagimi i vëllait, i cili u shpreh se ishte “indiferent” ndaj faktit që motra e tij kishte mbijetuar.
Vizioni i çuditshëm i Trump për Gazën me inteligjencë artificiale
Donald Trump publikoi pamje të gjeneruara nga inteligjenca artificiale që tregonin Gazën e shndërruar në një resort luksoz me rrokaqiej, plazhe ekzotike dhe një kullë “Trump Gaza”.
Pamjet përfshinin statuja të arta të Trumpit, valltare barku, jahte luksoze dhe skena surreale ku ai shfaqej duke u relaksuar pranë pishinës me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Videoja shoqërohej nga një këngë festive, duke shkaktuar reagime të forta dhe habi në mbarë botën.
Jimmy Kimmel “pezullohet”… për një javë
Shfaqja e Jimmy Kimmel u pezullua përkohësisht nga ABC pasi ai kritikoi Donald Trump dhe mbështetësit e tij. Vendimi u cilësua si censurë, por pas vetëm një jave, Kimmel u rikthye në ekran.
Në monologun e tij të kthimit, ai pranoi se komentet e tij mund të ishin keqkuptuar dhe u shpreh me emocione për situatën.
Chuck E. Cheese arrestohet para fëmijëve
Në Florida, një punonjës i veshur si maskota Chuck E. Cheese u arrestua para fëmijëve të tmerruar. Policia nuk ishte pas personazhit, por pas punonjësit që dyshohej për përdorimin e një karte krediti të vjedhur.
Oficeri arrestues madje vazhdoi ta thërriste “Chuck E.” gjatë gjithë arrestimit, për të mos prishur iluzionin për fëmijët.
Katy Perry shkon në hapësirë
Katy Perry u bë artistja e parë që këndoi në hapësirë, si pjesë e ekuipazhit të parë plotësisht femëror pas më shumë se 60 vitesh. Fluturimi zgjati vetëm disa minuta pa peshë, por momenti u bë historik.
Pas kthimit në Tokë, këngëtarja u ul dhe puthi tokën.
Një Wellington me mish viçi për 195 paund
Marks & Spencer shiti një Wellington me mish viçi me çmim gati 200 paund për Krishtlindje – dhe u shit plotësisht. Interneti u mbush me reagime ironike, por suksesi tregtar ishte i pamohueshëm.
Xhinset e Sydney Sweeney
Një slogan i thjeshtë reklamues – “Sydney Sweeney ka xhinse të shkëlqyera” – u shndërrua në debat global mbi bukurinë, racën dhe standardet kulturore. Polemika vetëm sa e rriti famën dhe shitjet.
Meme-ja “6-7”
Një trend absurd, pa kuptim të qartë, pushtoi rrjetet sociale, duke bërë që fëmijë, adoleshentë dhe madje politikanë të përfshiheshin në një valle të pakuptimtë që “nuk do të thotë asgjë”.
Kukullat Labubu
Kukullat Labubu u kthyen në një mani globale, duke sjellë fitime rekord për kompaninë Pop Mart, por edhe një valë të madhe produktesh të falsifikuara që u sekuestruan nga autoritetet.
Po, viti 2025 ishte vërtet i çuditshëm.
A ishte më i çuditshëm se 2024 apo 2023? Kjo mbetet për t’u gjykuar. Një gjë është e sigurt: nuk na munguan momentet që na lanë pa fjalë.
Show - Biz
Dy shtetet që e festojnë të parët Vitin e Ri
Shpesh fotot e para me fishekzjarrë që kremtojnë ndërrimin e viteve vijnë nga Zelanda e Re dhe Australia.
Por në fakt janë dy mikroshtete ato që festojnë të parët ndërrimin e viteve. Ishujt Samoa dhe Kiribati që ndodhen në oqeanin Paqësor ndajnë këtë rekord, falë pozicionit më të favorshëm në krahasim me ishujt e tjerë në Polinezi.
Ato ndodhen saktësisht mes ishujve Havai dhe Zelandës së Re, duke u bërë të parët që presin ndërrimin e viteve.
Pozicioni i tyre gjeografik i vendos të parët në linjën e datës ndërkombëtare, një standard i vendosur që në vitin 1884, që praktikisht ndan ditët. Praktikisht, nëse ndodhesh në atë kufi, mund të udhëtosh në kohë duke u spostuar pak më shumë në perëndim, ose në lindje të saj. Por edhe pse nis në Polin e Veriut dhe mbaron në atë të Jugut, linja nuk është një vijë e drejtë, pasi ajo manovron përmes kufijve politikë të shteteve.
Ishujt Samoa dhe Kiribati janë të parat në pjesën perëndimore të linjës, duke mundur kështu Zelandën e re dhe Ishujt Marshall. Para vitit 1990, linja e datës ndërkombëtare e ndante ishullin Kiribati në dy, duke shkaktuar jo pak probleme me kalendarin.
Dy ishujt në fjalë janë destinacione turistike që vizitohen thuajse në çdo ditë të vitit, por për Vit të Ri mund të gjeni një arsye më shumë për t’i vizituar.
Bota
George dhe Amal Clooney marrin shtetësinë franceze së bashku me fëmijët e tyre
Aktori i njohur amerikan George Clooney, bashkëshortja e tij Amal Clooney, avokate e të drejtave të njeriut, si dhe binjakët e tyre Ella dhe Alexander, janë pajisur zyrtarisht me shtetësinë franceze. Vendimi është bërë publik në Journal Officiel, organi zyrtar ku publikohen dekretet e qeverisë franceze.
Familja Clooney jeton kryesisht në një fermë në Brignoles, në jug të Francës, blerë në vitin 2021. Kryebashkiaku i qytetit, Didier Brémond, u shpreh për mediat lokale se zgjedhja e çiftit për t’u bërë shtetas francezë tregon “dashurinë e tyre për Francën”, duke i përshkruar si një familje të thjeshtë dhe të aksesueshme.
Në një intervistë për revistën Esquire, Clooney tregoi se vendimi për t’u zhvendosur në Francë lidhej me shqetësimin për rritjen e fëmijëve në Los Anxhelos dhe ndikimin e kulturës së Hollivudit. Ai theksoi se dëshironte një jetë më normale për ta, larg paparacëve dhe krahasimeve me fëmijë të tjerë të famshëm.
Binjakët e çiftit kanë lindur në Londër në vitin 2017. Amal Clooney, e lindur në Liban dhe e rritur në Britani, është natyralizuar me mbiemrin e saj të vajzërisë, Amal Alamuddin. Ndërsa fëmijët dhe Amal flasin rrjedhshëm frëngjisht, George Clooney pranon me humor se gjuha franceze mbetet ende një sfidë për të.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania6 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
