Nën udhëheqjen e kryetarit të degës së LDK-së, në Britani të Madhe, Alban Nuredini në një takim virtual është mbajtur mbledhja e dytë.
Kryetari Nuredini me të kompletuar kryesinë e re dhe organet punuese, ka ndarë mirënjohje për antarët dhe themeluesit e degës në Britani të Madhe.
“Kontributi është historik, këta emra janë pjesë e historikut të LDK-së, me nder dhe respket ndaj mirënjohje për gjithësecilin”, tha ai.
Nuredini ka ndarë mirënjohje për, Agron Loxhen, duke e quajtur kryetar nderi, po ashtu mirënjohje për Bajram Gecajn, Ahmet Ahmetin, Fehmi Veselin, Vehbi Sherifin, Remzi Lalen etj.
Ndërkaq, nënkryetar i degës është zgjidhur, Selami Sylejmani-Semi.
Në fjalën e tij, Sylejmani tha se, ky vullnet dhe energji pozitive duhet reflektuar në çdo degë, organizim të LDK-së.
Sylejmani ka premtuar, se angazhimi në të mirë të LDK-së, nuk do të mungoj.
Kryesia e re po ashtu ka zgjedhur edhe sekretarin, Ahmet Ahemti, i cili është shprehur, se dega e LDK-së, ka një traditë dhe kjo sigurisht se do të reflektohet në mobilezim shtesë në çdo proces.
Vlen të theksohet se kryesisë së re janë bashkuar, profesor, doktor, mësues dhe kontribues të profileve të ndryshme, duke e bërë LDK-në, që të përfaqësohet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Po ashtu kryetari Nuredini, është shprehur se kryesia do të plotësohet edhe me antarë të tjerë të rinj.
Nuredini ka folur po ashtu edhe rreth qendrimit të LDK-së, rreth zgjidhjes së presidentit. Ai ka njoftur kryesinë se dega e Britanisë, përkrah çdo vendim që sjellin organet e larta të partisë.

