ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën 2 hours ago
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë 6 hours ago
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë? 6 hours ago
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 6 hours ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Deklarata e fortë: Edi Rama drejt pazarit me BE për kamp refugjatësh në Shqipëri

albnews by albnews
7 October, 2023
in Bota, Shqiperia
0
Deklarata e fortë: Edi Rama drejt pazarit me BE për kamp refugjatësh në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Pazar për një kamp të ri për refugjatët e ardhur nga Lampeduza dhe emigrantët problematikë në Gjermani.”

Gazetari Bled Koka, në “Top Talk”, ka paralajmëruar se kryeministri Edi Rama është drejt pazarit me BE-në për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri.

RelatedPosts

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

Në optikën e Kokës, pjesëmarrja e Shqipërisë në një takim të liderëve të BE-së të organizuar nga Giorgia Meloni në Spanjë, do të thotë vetëm një gjë: Pazar për një kamp të ri për refugjatët e ardhur nga Lampeduza dhe emigrantët problematikë në Gjermani.

Sipas gazetarit, Shqipëria do jetë vendi që do përzgjidhet si vend depozitimi i emigrantëve, në këmbim të një rruge më e shpejtë për t’u anëtarësuar në BE. Duke theksuar se situata është mjaftë alarmante, Koka shprehet se nëse kjo do të ndodhë, kostot do t’i paguajnë vetëm shqiptarët dhe Shqipëria në një periudhë afatgjatë.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Samiti në Spanjë, ministeriali në Tiranë, çfarë të bëri ty përshtypje? Ka pasur disa deklarata, disa lëvizje interesante…

Koka: E rëndësishme është që të flitet për integrimin e Bashkimit Evropian, të jemi të gjithë sepse vetëm integrimi mund të sjellë paqen. Këtë e them në kuadrin e skepticizmit sepse ditën e djeshme në Spanjë ka patur një takim të liderëve të BE-së, të organizuar nga Giorgia Meloni, me prezencën e një vendi që nuk është pjesë e Bashkimit Evropian sikurse Shqipëria.

Sot “The Guardian” ka folur për mundësinë e krijimit dhe hapjes së një kampi refugjatësh, i cili do të çojë në një vend që nuk është përcaktuar ende emigrantët që vijnë në Lampeduza, por edhe nga Gjermania, e cila ka hasur probleme së fundmi sikurse njoftoi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier. Nga informacionet që kemi është e mundur të jetë Shqipëria vendi që do të përzgjidhet si vend depozitimi i emigrantëve që vijnë nga Lampeduza dhe atyre që janë kthyer në problematikë në Gjermani.

Përmes këtij pazari ose kësaj skeme, Shqipërisë do t’i jepet një korsi më e shpejtë për t’u anëtarësuar në BE.

Xhokaxhi: Po flasim si kalim i përkohshëm, siç ka ndodhur deri tani, apo rezidentë?

Koka: Jo jo, si rezidentë. Si vend depozitimi.

Xhokaxhi: Po ku kemi ne hapësira për t’i mbajtur, bëhet fjalë për qindra-mijëra.

Koka: Një vit më parë ne folëm për përgatitjen e kazermave që ndodheshin në Korçë apo vende të ndryshme, që po bëheshin gati për këta emigrantë. Mendoj që me shumë gjasë, shumë shpejt do të diskutojmë për nevojën e ngritjes së këtyre kampeve dhe kjo është një lloj pazari që i është ofruar zotit Rama – pazar sepse është shumë e dëmshme për Shqipërinë dhe shumë e brishtë për shpatullat e Shqipërisë – si një rrugë kalimi, një rrugë përshpejtimi të anëtarësimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ky është i vetmi element shtesë që unë kam vënë re në një samit sikurse ai i Spanjës dhe mendoj se është një çështje që duhet shtruar në debat.

Kjo shpjegon edhe dashurinë e madhe të Giorgia Melonit për Edi Ramën krejt papritur gjatë verës 3 ditë në rezidencën e tij, por edhe të liderëve të BE-së që mundohen ta përdorin dëshirën e zotit Rama për të qenë faktor në çdo rast, me çdo mënyrë dhe çdo kosto, në supet e Shqipërisë dhe shqiptarëve, pa marrë parasysh pasojat dhe duke e shitur këtë si arritje të madhe, por kostot i paguan vendi në periudhë afatgjatë./ Top Channel

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

20 September, 2025
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

20 September, 2025
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

20 September, 2025
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result