160-mijë të infektuar me Covid-19 në SHBA

albnews
By
1 Min Read

Pas Kinës dhe Europës edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vuajnë një rritje të shpejtë të numrit të infektuarve dhe viktimave me koronavirus.

Sipas mediave amerikane së fundmi numri i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 3003 persona, ndërsa në total janë zyrtarisht 160698 raste.

Në çdo shtet të ShBA-së janë paraqitur raste me Covid-19, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se vetëm në Hawaii and Wyoming nuk është raportuar akoma një vdekje nga koronavirusi.

Share This Article