Del në shitje katalogu i koleksionit numizmatik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dyqani i Muzeut të Bankës së Shqipërisë ofron për shitje një koleksion të pasur për të gjithë të interesuarit në blerjen e kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, për qëllime numizmatike.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në këtë koleksion bëjnë pjesë monedha prerje që nga viti 1947 e deri në vitin 1976, kartëmonedha specimene të vitit 1976 si dhe monedha që përkasin periudhës që nga viti 1926 e deri në vitin 1937.

Gjithashtu pjesë e katalogut janë edhe monedhat prerje përkujtimore të Pavarësisë 1912-1937, që i përkasin viteve 1939 -1964. Monedha përkujtimi për 25-vjetorin e Çlirimit 1944-1969. Ndërsa vend të rëndësishëm zënë monedhat e ndryshme prerje të viteve 1988 -2018.

Share This Article