• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Demokracia eksportohet, por jo gjithmonë, dhe jo kudo

Demokracia eksportohet, por jo gjithmonë, dhe jo kudo

by albnews
19 August, 2021
in Bota
0
8
VIEWS

Nga Mattia Feltri

Më 10 korrik ne në Huffpost pyesnim me një skepticizëm të hapur nëse demokracia ishte një mall i eksportueshëm, njëlloj si këpucët e markës Nike apo pulat e Kentakit. Ideja na erdhi nga Kabuli, ku tërheqja e forcave ushtarake amerikane, çoi në parashikimin e rikthimit të talebanëve në kryeqytetin afgan deri në fund të këtij viti.

Në fakt për këtë të fundit u desh pak më shumë se një muaj dhe rreth 10 marshime pa përdorur thuajse fare armët. Ç`është e vërteta edhe ne ishim të vonuar me parashikimet. Gjithsesi ia vlen të nënvizohet ky moment, për t’i dhënë vlerësimin e duhur situatës aktuale dhe për të kuptuar efektin e largimit të SHBA-së nga Afganistani, duke parë imazhet e afganëve të dëshpëruar në aeroporte.

Po ndodh pikërisht ky kaos pasi kjo është që dimë të prodhojmë:udhëheqje që nuk dinë të shohin përtej së nesërmes. Ne shkruam një muaj më parë se demokracia nuk është një produkt i eksportueshëm, duke iu referuar Afganistanit dhe pjesërisht Irakut që ndodhet në një situatë po aq të pasigurt.

Dhe kjo pasi demokracia nuk është vetëm një grup rregullash, por mbi të gjitha një prirje mendore dhe kulturore siç e thekson edhe studiuesi i famshëm Robert Conquest. Ajo ka lindur në Evropë 2.500 më parë në Athinën e Perikliut, duke kaluar përmes Magna Carta, Oliver Cromwell dhe më pas nga Revolucioni i Lavdishëm në Angli, nga Lufta e Pavarësisë së SHBA-së (që është rasti më interesant i importimit të demokracisë nëpërmjet përdorimit të armëve), nga Revolucioni Francez, nga deklaratat e ndryshme të të drejtave të njeriut.

Pra me pak fjalë, një rrugë shumë e gjatë, shumë e debatuar, e përgjakshme, dhe në fund të së cilës demokracitë perëndimore sot nuk janë një zgjidhje përfundimtare, por një eksperiment në zhvillim e sipër, ndonjëherë në evolucion, dhe që tanimë vihen në provë nga aksidentet e jetës, sikurse është aktualisht koronavirusi i ri.

Qasja jonë u mbështet gjerësisht, për shembull nga sekretari i Partisë Demokratike, Enrico Letta, i cili në një intervistë për gazetën “La Repubblica”, deklaroi se demokracia nuk eksportohet dot në asnjë rast. Një pohim i fortë dhe shumë i pamatur, për të cilin vlen të shpresohet se nuk është rezultat i mendimit të tij, por i sintezës gazetareske.

Sigurisht atij iu rikujtua ajo që ishte e qartë, demokracinë e eksportuar në Itali dhe Gjermani në fund të Luftës së Dytë Botërore, por edhe në Japoni, më vonë në pjesën e Koresë që tani quhet Jug, apo demokracia e eksportuar në Evropën Lindore në fund të Luftës e Ftohtë me rezultate të përziera por jo të dyshimta.

Por Gjermania dhe Italia janë zemra e Evropës. Ato ishin me Anglinë dhe Francën në qendër të formulimit teorik dhe praktik të demokracisë perëndimore. Dhe para fashizmit ato e njihnin dhe praktikonin atë. Më befasues ishte rezultati i arritur në Japoni,ku në vitin 1945 perandori Hirohito cilësohej ende se kishte një natyrë hyjnore, një vend i zhytur ende thellë në traditat e veta mesjetare.

Por në fakt Japonia nuk ishte mesjetare. Një vend mesjetar nuk mund të bëjë atë që Japonia bëri në Pearl Harbor. Ajo kishte një industri të përparuar, kishte ndërtuar një monarki kushtetuese me një fuqi të qartë të parlamentit edhe pse nën kontrollin e papërmirësueshëm të perandorit.

Burrat gëzonin të drejtën universale të votës, ndaj kësisoj nuk ishte aq larg nga arkitektura institucionale e Perëndimit. Ndërkohë, është interesant fakti se njerëz si shkrimtari Yukio Mishima shprehën tronditjen e tyre të madhe, teksa refuzuan me gjithë qenien e tyre tradhtinë e shkaktuar nga aktet e perandorit Hirohito, që iu paraqit gjeneralit amerikan Douglas MacArthur për t’ia ofruar veten gjykimit të fitimtarëve, dhe pasojat e tjera të pashmangshme, kur perandori njoftoi në radio se edhe ai ishte njerëzor si gjithë të tjerët dhe jo hyjnor.

Në atë kohë Mishima kishte ndjenja që nuk ishin shumë larg atyre të përjetuara nga Joseph de Maistre nja 2 shekuj më parë, figura më mahnitëse dhe mëme ndikim e reaksionarëve të Evropës së tronditur nga racionalizmi i Iluminizmit.

Tani unë kërkoj ndjesën e historianëve dhe filozofëve për brutalitetin e kësaj sinteze, por reagimi ndaj Iluminizmit të Volterit dhe Rusos krijoi Romantizmin gjerman, që nga ana e tij prodhoi sfidën gjigante, rezultatet ekstreme të së cilës u panë në shekullin XX, në një përplasje midis atyre që mendonin se njerëzit duhet të qeveriseshin nga arsyeja, dhe atyre që mendonin se nuk mund të injorohet misteri metafizik dhe hyjnor.

Thelbi është se demokracia nuk është gjë tjetër veçse kalimi i kërkimit të lumturisë nga një botë në tjetrën. Në një pikë të caktuar (pavarësisht gjithë idiotësive dhe teprimeve të Iluminizmit dhe Revolucionit Francez), njeriu vendosi të mos ishte i kënaqur me bindjen ndaj mijëra Hirohito-ve, ku ai ishte i dominuar në këmbim të një çmimi në botën tjetër, por ai vendosi të ndërtojë vetë lumturinë e tij këtu dhe tani.

Pjesa tjetër është pasojë. U prenë koka mbretërish, u shpikën kushtetutat, të drejtat e njeriut, e drejta e votës, në fillim e pjesshme dhe më pas universale, ndërsa feja është reduktuar në një çështje private.

Atëherë pyetja është:si mund të eksportohet demokracia aty ku ky debat i pafundmë  ndoshta nuk është as skicuar, ku feja nuk është një çështje private fare por krejtësisht publike, dhe përmes ligjit të Sheriatit harton rregullat dhe jep ndëshkimet në emër të Zotit?

Përgjigja vjen nga Kabuli, ku mrekullitë e demokracisë shpërbëhen brenda 10 ditësh të “dërguarve të Zotit”. Në këto kushte mbetet të pohohet me siguri vetëm diçka:ata që besojnë tek demokracia, tek rruga e saj e pashtershme drejt së mundshmes dhe jo drejt së përsosurës, ata që besojnë në vlerat e saj universale, dhe që synojnë shpalljen e veçantisë së paprekshme të qenies njerëzore, nuk duhet të heqin dorë kurrë nga përhapja e saj.

Por mjafton të shohim shtëpinë tonë, ku demokracia konsiderohet një e drejtë dhe jo një pushtim rraskapitës dhe i përditshëm, dhe për këtë arsye ajo keqtrajtohet me gëzim sipas çdo teke, dhe do të mësoni se nuk është një fitore për cilindo apo që zgjat përgjithmonë. / “Huffington Post Italia”

Previous Post

Chelsea stërvitet me dyer të hapura, konfliktohen tifozët: ofendohet Werner

Next Post

Vetëm shkencëtarët dhe votuesit mund ta ndryshojnë politikën e katastrofës

albnews

albnews

Related Posts

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme
Bota

U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

17 May, 2025
Thriller në Slloveni, deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer vetëvrasje
Bota

Thriller në Slloveni, deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer vetëvrasje

17 May, 2025
Next Post
Vetëm shkencëtarët dhe votuesit mund ta ndryshojnë politikën e katastrofës

Vetëm shkencëtarët dhe votuesit mund ta ndryshojnë politikën e katastrofës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Britania dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje për partneritet strategjik

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4709 shares
    Share 1884 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM