Dëmtimi më i rëndë nga sa parashikohej, Xhaka mbyll vitin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Goditje e rëndë për Granit Xhakën. Mesfushori me origjinë shqiptare me shumë gjasa e ka mbyllur që tani këtë vit kalendarik për sa i përket futbollit, pasi nuk pritet të jetë gati për të zbritur sërish në fushë para krishtlindjeve.

Gjithsesi lajmi i mirë është se klubi i Arsenal bën të ditur se Xhaka nuk do të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale. Dëmtimi në gju i Granitit është padyshim një lajm i keq për Arsenalin, sidomos nëse merr parasysh se futbollisti ka qenë një lojtar kyç për Mikel Artetan, me topçinjtë që kanë nisur kthehsën këtë sezon me fitoren 3-1 ndaj rivalëve londinezë të Tottenham në Premier League.

Në komunikatën e shpërndarë nga Arsenali shkruhet: “Pas dëmtimit në gjurin e tij të djathtë gjatë ndeshjes me Tottenham, egzaminimet dhe skaneri ka konfirmuar se Granit Xhaka vuan një dëmtim domethënës në ligamentet e gjurit. Një konsultë e specializuar në Londër përcaktoi se Graniti nuk ka nevojë për operacion. Rikuperimi i tij dhe rehabilitimi do të nisin menjëherë dhe ne synojmë që lojtari të rikthehet në aksion pas afërsisht 3 muajsh. Çdokush në klub tani do të mbështesë dhe do të punojë me Granitin për ta sjellë sërish në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur”. Futbollisti I kombëtares zvicerane u dëmtua të dielën në derbin londinez me Tottrenham, ku u desh të shoqërohej nga mjekët jashtë fushe.

Share This Article