Me katër muaj burgim është dënuar burri 28-vjeçar francez, i cili kishte goditur me shuplakë presidentin e Francës, Emmanuel Macron në fillim të kësaj jave.
Damien Tarel i ka thënë gjykatës se veprimi i tij ishte një akt impulsiv mirëpo prokurorët e rastit kanë deklaruar se “ky ishte një akt i qëllimshëm i dhunës”.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte marrë një shuplakë në fytyrë gjatë vizitës së tij zyrtare në juglindje të Francës.
Në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale, Macroni shihet teksa i afrohet një barriere në qytetin e Valences, por një burrë e godet me shuplakë, para se rojet e sigurimit të ndërhynin.
Gjykata dëgjoi se Tarel e kishte përshkruar vetën si person të krahut të djathtë mirëpo presidenti Macron ka thënë se sulmi nuk duhej banalizuar.
Incidentin i cili ka ndodhur më pak se një vit para zgjedhjeve presidenciale në Francë, e ka dënuar spektri politik në këtë shtet.