Denoncimi: KAYO, aferë korruptive dhe rrezik për sigurinë kombëtare

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një intervistë të re për ‘Çim Peka Live’, në Syri TV,  Arben Ahmetaj, zbërthen aferën skandaloze që fshihet pas kompanisë shtetërore KAYO.

Ahmetaj thotë se kemi kapje komplete të shtetit dhe rrezik të industrisë ushtarake dhe devijim të fondeve të buxhetit të shtetit.  Ahmetaj flet dhe për Roni Yefet që ka qenë partner tek ‘Air Albania’. Roni Yefet. I njëjti person që ka dashur t’i jepet nga ana e kreut të organizatës terreni dhe ambasada jonë në New York.

Ahmetaj thotë se ka hapur rrugë me një bashkëpunim me Elbit System. Kompani izraelite nën hetim nga NATO dhe autoritetet belge për korrupsion në kontratat ushtarake.

Pjese nga intervista:

Shteti humbet të drejtën e vetos. KLSH nuk mund ta auditojë më asnjë kompani bijë të tillë. Pasuria publike kthehet në kapital privat pa asnjë procedurë privatizimi. Dhe kompanitë private nën umbrellën e KAYOS marrin kontrata ushtarake pa tender.

Thelbi është që i njëjti person që ka qenë partner tek ‘Air Albania’. Roni Yeffet. I njëjti person që ka dashur t’i jepet nga ana e kreut të organizatës terreni dhe ambasada jonë në New York. I njëjti person që ka tentuar t’i japë borxhin publik dhe unë e refuzova, tani e bën partner kryesor privat tek KAYO.Kjo është aferë korruptive.

Eshtë vetëm një mendje perverse, se kur thotë e bardha zemër dhe e mira mendje.

I shkon e zeza zemër dhe perversja mendje.

Pavarësisht se i referohet vetes, se tash e ka humbur lidhjen me realitetin, nuk diskutohet. Kemi kapje komplete të shtetit dhe rrezik të industrisë ushtarake dhe devijim të fondeve të buxhetit të shtetit. E përpos kësaj, siç e thashë, del komplet jashtë, është projekt financiar, del komplet jashtë rregullave të prokurimit publik dhe të  rregullave të të auditimit të financave publike. E për më tepër përmes ka hapur rrugë me një bashkëpunim me Elbit System. Kompani izraelite nën hetim nga NATO dhe autoritetet belge për korrupsion në kontratat ushtarake. Le ta investigojnë gazetarët se unë s’jam as Ansa, as 007. Unë jam siç e thotë Altini, në kërkim ndërkombëtar.

Më kupton? Del atje në parlament, ju bërtet atyre të opozitës, i bërtet dhe atyre të opozitës.

Në Shqipëri kjo kompani është përfshirë në projektin e financuar nga me fonde publike, si Akademia e Aviacionit në Vlorë. Akademia e Aviacionit në Vlorë.

Akademia e Aviacionit në Vlorë pa aviacion me një helikopter, e kupton?

Po bëhet fjalë për terrenin dhe për asetin, se kështu për aviacionin e ka avionin privat. Ku KAYO afron infrastrukturë publike, fonde dhe garanci shtetërore, ndërsa Elbit merr kontrollin mbi teknologjinë dhe përfitimin. Le ta investigojnë gazetarët.

Share This Article