Dhoma e Komunëve ka deklaruar për herë të parë se gjenocidi po ndodh kundër ujgurëve dhe të tjerëve në Kinën veri-perëndimore.
Më shumë se një milion njerëz vlerësohet të jenë arrestuar në kampe në rajonin e Xinjiang.
Mocioni i miratuar nga deputetët nuk e detyron MB-në të ndërmarrë veprime, por është një shenjë e pakënaqësisë në rritje ndaj qeverisë kineze në Parlament.
Në përgjigje, Kina tha që Mbretëria e Bashkuar, duhet menjëherë të rregullojë lëvizjet e saj të gabuara”.
Tori Sir Iain Duncan Smith, kryetari i Partisë Konservatore, shpalli votimin si “një moment historik”, duke sjellë Parlamentin e MB-së në përputhje me Hollandën, Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara.
Sir Iain ishte një nga pesë parlamentarët britanikë të sanksionuar nga Kina për përhapjen e asaj që ajo e quan “gënjeshtra dhe dezinformim”.
Nus Ghani, një tjetër deputete që do të vihet në shënjestër nga Kina, tha se gjenocidi ka për qëllim të shkatërrojë plotësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, raporton BBC.
Ghani tha se, të arrestuarit ishin subjekt i “metodave brutale të torturës, duke përfshirë rrahjet me mjete metalike, goditjet elektrike dhe kamxhikët”.
Në një deklaratë, ambasada kineze në Mbretërinë e Bashkuar tha se “akuza e pajustifikuar nga një pjesë e deputetëve britanikë se ka gjenocid në Xinjiang është gënjeshtra më e pahijshme e shekullit, një fyerje dhe ofendim i egër ndaj popullit kinez dhe një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare”.
Kina kundërshton me forcë ndërhyrjen e Mbretërisë së Bashkuar në punët e brendshme të Kinës.