Merkel: Partneritet i ngushtë me Johnson pas fitores

albnews
By
1 Min Read

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përgëzoi sot Boris Johnson-in për fitoren e pastër gjatë zgjedhje parlamentare britanike dhe konfirmoi dëshirën për bashkëpunim të ngushtë me Britaninë e Madhe.

“Mezi pres bashkëpunimin e vazhdueshëm për një miqësi dhe partneritet të ngushtë midis dy vendeve tona”, tha kancelarja në një deklaratë të postuar nga zëdhënësi i saj në Twitter.

Rezultatet e publikuara të premten në mëngjes konfirmuan prirjen e dhënë nga vlerësimet e para.

Fitore me një shumicë dërrmuese për konservatorët, që nuk e kishin ushtruar më një kontroll të tillë mbi Parlamentin britanik që prej kohës së Margaret Thatcher.

Share This Article