Seanca plenare e sotme u shoqërua me tensione të forta, përplasje verbale dhe kaos, pasi deputetët e opozitës zunë vendet e ministrave dhe ndezën flakadanë brenda sallës.Një nga momentet që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale ishte ai i deputetit demokrat të Lushnjes, Saimir Korreshi. I rrethuar nga kolegët dhe i bllokuar mes karrigeve, Korreshi u filmua në një situatë mjaft të sikletshme teksa përpiqej të shtyhej drejt gardës.Pamjet tregojnë deputetin që, megjithë vështirësitë, nuk tërhiqet, por shfaqet dukshëm i tensionuar dhe i lodhur, duke reaguar me fjalë fyese ndaj efektivëve të Gardës. Mimika dhe reagimet e tij kanë bërë që videoja të kthehet në një nga momentet më të komentuara të ditës nga seanca plenare. Në një nga momentet ku Korreshi ndodhet në vështirësi të madhe thotë: O u q*f**a ro*t se vdiqa.



