Rama takon Borrell, zyrtari i BE zbulon çfarë u diskutua

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me zyrtarin e BE, Josep Borrel.

Përmes një postimi në Twitter, Borrel ka zbuluar dhe temat e diskutimit me kreun e qeverisë shqiptare. Ai thotë se folën për integrimin në BE, samitin e ardhshëm për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete.

“Takova Kryeministrin Edi Rama në “Konferencën e Politikave Botërore”. Ne diskutuam për zgjerimin, samitin e ardhshëm për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. E rëndësishme është të ruajmë vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE –së”, shkruan Borrell

Share This Article