Deputeti turk thyen telefonin me çekiç, protesta e çuditshme në parlament

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një video e deputetit opozitar turk, Burak Erbay, nga Partia Republikane Popullore, është bërë virale në internet.

Në shenjë proteste ndaj një projektligji të mbështetur nga qeveria që mund të dënojë me tre vjet burg këdo që ajo e cilëson si përhapës të “dezinformimit”, deputeti ka thyer me çekiç një telefon në Parlament.

Ky projektligj ka ngjallur debate të mëdha në parlament që prej 4 tetorit. Ai u propozua nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Share This Article