Turqia ka pranuar dërgesën e parë të sistemit raketor rus S-400

albnews
By
1 Min Read

Autoritetet turke kanë njoftuar se dërgesa e parë e sistemit raketor rusS-400 sot ka arritur në Turqi, me çka rriten gjasat që SHBA-të të fillojnë sanksionimet kundër Erdoganit.

Ministria turke e mbrojtjes ka njoftuar se sistemi mbrojtës rus S-400 kanë arritur në bazën ajrore në afërsi të kryeqytetit Ankara.

SHBA-të kanë paralajmëruar Turqinë se do të përballen me sanksione ekonomike nëse nuk anulon blerjen e këtij sistemi mbrojtës rus.

Uashtingtoni, gjithashtu ka theksuar se Turqia nuk do të fitojë leje për të marrë pjesë në programin për prodhim të avionëve luftarak amerikan F-35.

Turqia e Erdoganit ka refuzuar që të tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë edhe pse ishte paralajmëruar disa herë nga SHBA-të

Share This Article