Dërgimi i mjekëve në Itali, Meta: Një nga veprimet më pozitive të solidaritet në këto momente

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta e ka vlerësuar dërgimin e 30 mjekëve shqiptarë në Itali.

Në një lidhje direkte në TV Ora, Meta tha se ky është një ndër veprimet më pozitive të solidaritetit në këto momente.

“Kemi rreth 600 mijë shqiptarë që janë nënshtetas italianë. Absolutisht që ne e përjetojmë si rrallë ndodh vend tjetër dramën e Italisë, si nga një pikëpamje njerëzore ashtu edhe pragmatiste.

Është një nga veprimet më pozitive të solidaritetit në këto momente dhe përjetimit që populli ynë ka për Italinë. Si në aspektin njerëzor, por interesi ynë është një Italia ta vendosë situatën në një gjendje pozitive. Kjo është diçka e mirë edhe për Shqipërinë pasi ekonomia jonë është e varur nga ekonomia italiane”, tha Meta.

Share This Article