• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 5, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Deri ku do të shkojë Turqia?

Deri ku do të shkojë Turqia?

by albnews
14 March, 2021
in Bota
0
0
VIEWS

Jean-François Colosimo shpjegon shpirtin e rekonkuistës që ushqen Erdoganin Erdogan

Raporti midis fetares dhe politikës është gjithmonë në qendër të refleksionit të Jean-François Colosimo, teolog, historian, pedagog në Institut Saint-Serge të Parisit dhe përgjegjës i Éditions du Cérf (shtëpisë botuese të domenikanëve francezë). Në librin e tij të fundit, të titulluar “Le Sabre et le turban”, Colosimo hedh dritë mbi 100 vitet e ekzistencës së Republikës Turke, nga Mustafa Kemali deri tek Recep Tayyip Erdogan. Dhe nënvizon kontinuitetin e shpirtit të rekonkuistës turke. Më poshtë intervista për Revue des Deux Monde.

Kriza aktuale që shikon të ndeshen Parisi dhe Ankaraja është përfaqësuese e marrëdhënies së gjatë midis Francës e Perandorisë Osmane dhe, në vijim, Turqisë? Ose, përkundrazi, shkëputet nga “politika e ekuilibrit” që do të ishte në themelin e saj?

Nga fillimi i ekzistencës së saj, Franca i shmanget rrethimit të Europës kontinentale falë fasadave detare të saj. Nga fundi i Mesjetës, lidhja e saj me “Turkun e Madh” prej forcës së gjërave rezulton ambivalente. Shteti tjetër bregdetar i Mesdheut përbën në të njëjtën kohë një kërcënim dhe një kundrapeshë. Por nëse ka një kërkim ekuilibri, është pikërisht sepse marrdhënia është në vetëvete e paqëndrueshme. Në Francë, korrenti turkofil, shumë i lashtë, është ende i gjallë. Po ta dëgjosh, Parisi dhe Stambolli do të ishin fillimisht të paracaktuara që të ishin dakord dhe do të ruanin një qëndrim dashamirës reciprok. Kjo vulgatë mbretëron nga korridoret e Quai d’Orsay (selia e Ministrisë së Jashtme franceze, shënimi im.) nëpë sallat e redaksive. Sigurisht, pas rënies së Kostandinopojës më 1453, diplomacia franceze nuk resht së ndjekur projekte afrimi me Portën e Lartë që shkaktojnë skandal në Romë. Sigurisht, në vijim ushtritë franceze nuk marrin pjesë në koalicionet kristiane që ndaluan osmanët në Lepanto më 1571 dhe në Vjenë më 1683. Sigurisht, gjatë gjithë kësaj kohe nuk mungojnë shkëmbimet ekonomike dhe kulturore midis Versajës apo Topkapisë  apo midis Marsejës dhe Smirnes. Por nuk mund të thjeshtëzojë një seri kalkulimesh të realizmit politik në afërsi zgjedhëse.

Pra si të karakterizohet kjo marrëdhënie e vjetër pesëshekullore në planin gjeopolitik?

Është një marrëdhënie me interes gjeostrategjik dhe utilitare. Nën petkun e një afërsie të detyruar, Franca kërkon në fakt që të instrumentalizojë konkurrentin e saj lindor për t’u marrë krahët kundërshtarëve të saj perëndimorë, kryesisht perandoritë qendrore atlantike. Në shekullin e XVI, aleanca e Françeskut të I me Sulejmanin e Madhërishëm realizohet kundër Austrisë. Në shekullin e XVII, ujdia e Luigjit të XIV me Vezirin e Madh Mustafa konkretizohet kundër Polonisë. Në shekullin e XVIII, marrëveshja e bashkëpunimit e Barras me Sulltan Selimin e III lidhet kundër Anglisë dhe në shekullin e XIX, ndërhyrja ushtarake e Napoleonit të III pranë Portës së Lartë të lëkundur realizohet kundër rusëve. Çdo herë, objektivi vlen më shumë se ndihmësi.

Lindja e Turqisë moderne në vitin 1923 nga gërmadhat e Perandorisë Osmane nuk e ka farkëtuar këtë skemë?

Jo, përkundrazi. Shekulli i XX zgjatet. Midis Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, mbështetja e republikës së Tretë Franceye ndaj Republikës kemaliste të sapolindur synon që të kundërshtojë Gjermaninë dhe në vitet Gjashtëdhjetë, mbështetja e Charles de Gaulle ndaj hyrjes hipotetike të Ankarasë në Komunitetin Europian ka si objektiv atë të pengimit të Shteteve të Bashkuara dhe, më gjerë, të NATO. Jo pa hezitim, gjenerali përdor taktikën tradiconale të shmangies. Ja përkrah kandidaturën, por ja shmang aderimin. Për të, kapja e Turqisë pas Europës nuk nënkupton që ta integrojë në të.

Nëse ka një gjë që ka mbetur e pandryshuar është në fakt ajo e kundërvënies themelore midis Francës dhe Turqisë?

Saktë. Një përdorim manovrash kontigjente sipas logjikës së rivalitetit që është prdominuese. Boll të shikosh se si qysh nga shenjat e para e rënies osmane, në kapërcyellin midis shekullit të XVIII dhe XIX, imponon iniciativën grabitqare franceze. Ajo është sistematike aq sa loja paralele e aleancave. Është ana tjetër e marrëdhënies, po aq e vazhdueshme dhe koherente, por haptazi konfliktuale. Përplasja është objektive pasi nga supremacia në Mesdheun Lindor varet kontrolli i rrugëve drejt Ballkanit në perëndim, drejt Kaukazit në veri, drejt Gjirit Persik dhe Bririt të Afrikës në jug. Pa surpriza, në këto zona do të gjeni frontin e ofensivës globale të avancuar nga Recep Tayyip Erdogan në 2020 dhe pikat e kundërzjarrit që ka tentuar t’i paraqesë Emmanuel Macron.

Shkurtimisht, cilat kanë qenë rrethanat dhe etapat e kësaj ndeshjeje midis Francës dhe Perandorisë Turke?

Nën monarkinë, është krijimi i rrjetit të influencës që formojnë kristianët e Lindjes. Nën restaurimin, është mbështetja ndaj luftërave të emancipimit kombëtar në Ballkan. Nën Perandorinë e Dytë, është pushtimi i Algjerisë, ndërhyrja në Liban rivendikimet e Vendeve të Shenjta. Nën Republikën, janë përqëndrimi lidhur me Verdunin e dytë që përfaqëson fronti i Selanikut dhe, me Londrën, Marrëveshja Sykes-Picot, që shënon shpërbërjen e Perandorisë Osmane, duke filluar nga kontrolli i zotërimeve të saj në Levant dhe transformimin e tyre në shtete – kombe. Në përfundim të Luftës së Madhe, Parisi dakordësohet me Londrën për t’i rrjepur lëkurën “të sëmurit të Bosforit”, që figuron në kampin e të mundurve. Në vitin 1920, Traktati i Sèvres parashikon një rirregullim drastik të territorit të Turqisë aktuale: ndërkombëtarizimin e Stambollit, dhënien e Thrakës Perëndimore dhe të bregut egjeas Greqisë, krijimin e në Armenie të Madhe dhe të një boce të Kurdistanit e reduktojnë ndjeshëm ish perandorinë në rrafshnaltën që rrethon Ankaranë. Kësaj që i thotë “jo” Mustafa Kemali, duke filluar luftën e tij për pavarësi, duke e fituar dhe duke imponuar saktësisht të kundërtën 3 vjet më vonë, në vitin 1923, me Traktatin e Losanna.

Cilat janë arësyet e tërheqjes që ushtron Perandoria Osmane mbi imagjinatën europiane në përgjithësi dhe atë franceze në veçanti?

Motivet janë të shumta dhe kontradiktore. Mbi të gjitha, është forca, alarmuese. Duke futur nëdorë Kostandinopojën, osmanët kanë dhën provë të nja aftësie të rrallë pushtuese, që do të zgjerohen në territore të rinj në dy shekujt e mëpasëm. Deri sa kanë formuar në apogjeun e tyre, në shekullin e XVI, një prej perandorive që bota ka parë ndonjëherë, të pranishëm në katër dete dhe tri kontinente. Më pasj vjen përzierja, siguruese. Pas Portës së Lartë është Bizanti dhe qytetërimi që buro konsiston në një sintezë të gjerë midis islamitetit dhe romanitetin. Lindje – perëndimi që përfaqëson siguron një çelës dhe një portë të lehtë për të hyrë në Azi. Së fundi mbivendoset diversiteti, tërheqës. Nga Alegjeri në Beograd, nga Sana’a në Tbilisi, shtrihet një mozaik i pabesueshëm etnishë me gjuhët, zakonet dhe artet më të ndryshme, që është në kontrast me proceset e homogjenizimit që mbizotëronin atëhere në Europën Perëndimore.

Në rastin e genocidit të kryer kundër armenëve në vitin 1915 flitet për ideologji panturke. Çfarë roli ka pasur feja?

Panturkizmi, projekt rilançues konkurrent i painislamizmit dhe i lindur ë shekullin e XIX, është susta e genocidit: nga pikëpamja gjeografike, armenët janë një pengesë ndaj bashkimit të popujve turqishtfolës në një shtet të madh të vetëm, nga Azia e Vogël në Azinë Qendrore. Kështu që duhet të flaken tej përgjithmonë. Por siç është treguar nga historiografia e kohëve të fundit, ekzekutimi i genocidit ndodhi nën emrin e xhihadit. Në vitin 1915, për të mobilizuar kurdët në juglindjen anadollase, Talat Pascià, kreu i triumvirarit të Turqve të Rinj, apelon luftën e shenjët. Shkatërron sa asirët, aq edhe siriakët e Tur Abdin apo grekët e Ponto. Tri vite më pas, më 1918, Ismail Pasha. Zëvendësi i tij, pushton Baku dhe ngre midis azerëve një “ushtri islamike të Kaukazit” për të shfarosur armenët e rajonit.

Me ndërhyrjen e tij në Nagorno Karabakh, sipas jush, Erdogani mos kërkon që provokojë një përplasje qytetërimesh?

Tragjikisht, armenëve apostolikë u është dashur që të përballojnë aleancën midis turqve sunitë dhe azerëve shiitë, njëkohësisht duke ju dashur që të pësojnë braktisjen cinike nga ana e rusëve ortodoksë. E vërteta ësht se Nagorno Karabakh do të duhej të përfaqësonte një kauzë universale dhe se i gjithë planeti i ka braktisur armenët në vetminë më ekstreme. Gjë që përbën një parandjenjë të keqe pr të ardhmen e ndjenjës së njerëzimit.

Për sa i përket Armenisë, Emmanuel Macron ka manifestuar mbështetjen e tij, ndërsa Quai d’Orsay ka mbështetur një neutralitet në konflikt. Si e shpjegoni këtë mospërputhje?

Quai d’Orsay, turkofil për nga natyra e tij, është i populluar nga pleq ora e të cilëve është ndaluar në frankomaninë e viteve të para të Turqisë moderne dhe nga të rinj të shqetësuar qo do të donin të krahasoheshin me neokonservatorët amerikanë prej frenezisë së tyre atlantiste. I ftuar nga kushtetuta franceze që të veshë rroba golliste, Emmanuel Macron ka thelluar gjeste e fjalë rrethanore, por nuk ka arritur të sigurojë nga Bashkimi Europian sanksione ekonomike që do të mund ta kishin dobësuar Erdogan. Reisi është fortë vetëm me dobësitë tona. E zmadhon fuqinë e tij për të na bërë të besojmë tek superfuqia e tij, por pushteti i tij është më i dobët se kurrë. Ka humbur komunat e Ankarasë dhe të Stambollit. Nuk është më magjistari i rritjes. Varfëria rritet. Opozita grupohet. Intelektualët, shkrimtarët dhe artistët në burg ose në ekzil rezistojn. Do të mjaftonte një embargo për ta ndryshuar situatën, por Gjermania, alter egoja e vërtetë e Turqisë, vë veton e saj.

Deri ku do të shtyhet Turqia?

Jo përtej pragut që do të fiksojmë kundrejt saj sikur të dinim në rast se do të dinim të rifuteshim në histori.

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / bota.al

Previous Post

FT/ Pandemitë dhe paradoksi i përparimit të njerëzimit

Next Post

Katër pyetje lidhur me vaksinën e Johnson & Johnson

albnews

albnews

Related Posts

Franca ndryshon taktikë ndaj emigrantëve të paligjshëm, policia përdor thika për të shpuar gomonet në ujë
Bota

Franca ndryshon taktikë ndaj emigrantëve të paligjshëm, policia përdor thika për të shpuar gomonet në ujë

4 July, 2025
Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor
Bota

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë
Bota

Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

4 July, 2025
Next Post
Katër pyetje lidhur me vaksinën e Johnson & Johnson

Katër pyetje lidhur me vaksinën e Johnson & Johnson

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025
Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

4 July, 2025
“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5067 shares
    Share 2027 Tweet 1267
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2540 shares
    Share 1016 Tweet 635
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1951 shares
    Share 780 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM