• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, August 21, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Dëshmi historike të tërmeteve nga Durrësi në Dardani gjatë dy mijë vjetëve

Dëshmi historike të tërmeteve nga Durrësi në Dardani gjatë dy mijë vjetëve

by albnews
30 November, 2019
in Albania
0
27
VIEWS

Viti 49 para erës sonë. Një anije po i avitej Dyrrahut ilir, por sakaq një stuhi e papritur zuri të dallgëzonte detin. Ishte kjo vizita e filozofit dhe oratorit romak, Marcus Tullius Cicero, që do të bëhej dëshmia e parë historike për lëkundjet e tokës në bregdetin dhe prapatokën e Durrësit. Sipas përshkrimit të një shkrimtari të vjetër, Ciceroni ende nuk kishte shkelur në breg kur “filloi një tërmet i shoqëruar edhe me një trazim të fortë të detit”.

Në mëngjesin e së martës, me epiqendër disa kilometra në veri të Durrësit, një dridhje e fuqishme e tokës prej 6.4 shkallë të rihterit përfshiu gjithë zonën e afërt të bregdetit shqiptar. Mes gërmadhave e rrënojave të shtëpive e pallateve të shembura, epilogu tragjik i tërmetit vetëm deri të premten shënoi 50 viktima, pjesa më e madhe e të cilëve në Durrës dhe fshatin Thumanë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por lëkundjet e fuqishme të tokës nuk janë të panjohura për bregdetin shqiptar.

Në historinë mijëravjeçare në analet e historisë ruhen të kronikuara vetëm tri tërmete. Sipas burimeve historike, tërmeti i parë përkon me vizitën e Ciceronit në Durrës kah mesi i shekullit të parë para erës sonë. Disa shekuj më vonë, përkatësisht në vitin 345, një tërmet tjetër do të shkundullonte sërish portin më të njohur të Adriatikut.

Një vepër anonime, që i përket gjysmës së shekullit të katërt, është njoftimi i vetëm për këtë tërmet.

“Dyrrahu për arsye të veseve të këqija të banorëve të tij u shkatërrua nga perëndia e zemëruar, u fundos e nuk u duk më”, shkruan anonimi i traktatit të quajtur “Përshkrim i gjithë botës dhe popujve” (Descriptio totius mundi et gentium). Sipas studiuesit Moikom Zeqo, shkatërrimi i qytetit ilir shpjegohet si “mallkim i tipit biblik, i botëkuptimit të ri të protokrishterëve”.

Durrësi më 1273 ose “fundi i botës”

Shekujt pasues do të ishin dëshmitarë të përmbytjeve, zjarreve e tërmeteve që godisnin herë pas here vendbanimet shqiptare, disa prej të cilëve duke ndryshuar përfundimisht fizionominë e tyre. Durrësi do të goditej sërish më 1273 nga një tërmet që dëmtoi pjesën më të madhe të qytetit, aq sa pjesa më e madhe e banorëve durrsakë u strehuan në qytete fqinje apo edhe emigruan në Itali. Dridhje të forta toke goditën më 1356 qytetin e Beratit, përderisa rrufetë më 1452 dogjën qytetin e Dejës.

Pasiguria nga fatkeqësitë natyrore kishte bërë që autoritetet bashkiake nëpër qytete, si Durrësi, Shkodra, Tivari etj., të nxirrnin urdhëresa me anë të të cilave disiplinohej mënyra e ndërtimit të shtëpive, hedhja e plehrave dhe derdhja e ujërave të zeza.

Por tërmeti, që është dokumentuar në mënyrë më të hollësishme, është ai që ndodhi në fund të shekullit të trembëdhjetë në qytetin e Durrësit.

Një pjesë e historianëve mendojnë se ai ngjau më 1273, përderisa të tjerë kanë dhënë mendime alternative për vitet 1267, 1269 dhe 1271. Burimet e kohës bëjnë me dije se kjo lëkundje toke shkaktoi viktima e dëme të shumta materiale.

Madje, ky tërmet kujtohej edhe pesëdhjetë vjet më vonë si ngjarje katastrofike. Një pelegrin irlandez, që kaloi përmes Durrësit më 1323, mësoi se kjo ngjarje e kishte katandisur qytetin në përmasa të mjerueshme duke varrosur për së gjalli 24 mijë qytetarë të kamur brenda rrënojave të shtëpive të tyre (Itinerarium Symonis Semeonis Ab Hybernia ad Terram Sanctam). Pak vite pasi ra në duart e anzhuinëve, më 1280, Karli I Anzhu urdhëroi që muri i akropolit të pajisej me 24 erkere druri. Erkeret prej druri, zakonisht, mbështeteshin mbi trarë që fiksoheshin në mur ose që lidheshin me dyshemenë e katit të kullës. Por dëshmia më e plotë historike e kësaj ngjarjeje tragjike u shkrua nga historiani bizantin, Gjergj Pahimeri. I lindur në qytetin e Nikesë më 1242, ai njihet për veprën e tij të rëndësishme mbi historinë bizantine në 13 libra që kronikojnë sundimin e perandorëve Mihail dhe Androniku II Paleolog.

Historiani bizantin e përshkruan si “ngjarje pikëlluese e me lot” tërmetin që ra në Durrës, përderisa paraqet përjetimet e banorëve para se kjo të ndodhte.

“Në muajin korrik zhurma jo të zakonshme tronditën tokën vazhdimisht, të cilat dikush duke folur në përgjithësi mund t’i quajë britma që tregonin qartë se së afërmi do të vinte një e keqe. Për çdo ditë më dendur dhe më tepër se [çdo ditë] më parë jehonin gjëmimet. Disa frika e përhapur i bindi që të banonin diku jashtë qytetit, në mënyrë që po të ndodhte gjë, të shpëtonin”, shkruan Pahimeri. “Por, kur u bë natë, pas atyre zhurmave të ditës, bie një tërmet i fuqishëm dhe më i madh nga ata që kujtohen. Kjo nuk ishte një e dridhur e tokës që lëvizte pjerrtas, siç mund të thoshte dikush, por një lëkundje në formë pulsi, saqë në çast ai qytet (Durrësi), u përmbys që nga themelet e ra përtokë”.

Shembje shtëpish e ndërtesash që zinin të gjallë banorët janë disa prej skenave që përshkruhen prej historianit bizantin. Sipas tij, “askush s’kishte mundësi të ikte”.

“Dendësia e ndërtesave pengonte largimin e tyre dhe ishte më e lehtë të shpëtonin brenda në shtëpi sesa të dilnin jashtë tyre. Por edhe ato [ndërtesa] që shpëtonin pjesërisht, nuk ishte e mundur që ndonjë të shpëtonte e paprekur se binin njëra mbi tjetrën. Dhe ajo që i shpëtonte rrezikut rastësisht, kur binte shtëpia tjetër, zihej brenda. Dhe fatkeqësia ishte e përgjithshme. Qe e vështirë që dikush të ikte e të shpëtonte”, shkruan Pahimeri, shkruan “Koha Ditore”.

Ai vazhdon më tej duke thënë se shumë njerëz patën përshtypjen se ishin në ëndërr dhe “para se të mësonin ngjarjen, humbnin”.

“Djem të vegjël dhe foshnja, që nuk njihnin të keqen mbuloheshin nga gërmadhat dhe kaq ishte goditja e befasishme dhe zhurma saqë edhe deti që vlonte nga jashtë [i bënte] ata që ishin pranë të pandehnin, se nuk ishin ato fillimi i dhimbjeve, por të ndienin mbarimin e botës”.

Kur shtëpitë binin njëra mbi tjetrën, sipas Pahimerit, të shumtë ishin edhe ta që pandehnin se po ndodhte zhdukja e botës.

“Meqenëse ai qytet ndodhej buzë detit dhe të keqën, dhe tronditjen e pësoi befas, dhe kaq konfuzion njerëzish u bë dhe kaq goditje pati nga shtëpitë që binin njëra mbi tjetrën, saqë ata që u ndodhën jashtë, u tronditën shumë nga ato që dëgjonin dhe nuk kishin se çfarë tjetër të pandehnin, veçse zhdukjen e të gjithë botës”, shkruan Pahimeri.

“Tërmeti zgjati jo pak, saqë të mos mbetej asgjë në këmbë, por çdo gjë që ishte brenda të rrëzohej dhe njerëzit t’i mbulonte. Vetëm Akropoli (ai qëndroi dhe nuk iu nënshtrua tërmetit. Kur u bë ditë, vrapuan në ndihmë banorët përreth, me shata, dhiqela e çdo vegël tjetër që gjetën përpara e përdorën për gërmim. Duke u hedhur [mbi gërmadhat] gërmonin që të mund t’i shpëtonin nga rreziku disa të mjerë që akoma ishin gjallë”.

Në kronikën e historianit bizantin vihet në dukje edhe pështjellimi që pasoi tërmetin, që la veçse gërmadha e rrënoja. Madje jo të paktë ishin ata që përvetësonin pasuritë e viktimave.

“Atëherë me sendet e të vrarëve u përzien edhe trashëgimtarët e tyre dhe nuk pengohej me vendim gjyqi ai që rastiste të merrte. Mbasi gërmuan për ditë me radhë, gjithë atë që u bë në tokë dhe mbasi bënë korrje të arta, shqiptarët dhe banorët përreth, që përdorën së bashku dhiqelat, më në fund e lanë të shkretë qytetin e dikurshëm, që njihej nga disa shenja të zbehta dhe që quhej kështu jo se ishte [tani qytet], por vetëm nga emri”, shkruan më tej Pahimeri.

Në mesin e ikanakëve që braktisën qytetin ishte edhe peshkopi ortodoks i Durrësit, Niketa.

“Duke parë fatkeqësinë e hidhur, që askush ndonjëherë nuk e priste, iku i tmerruar, duke lënë metropolin [kryeqytet] të shkretë, jo vetëm nga vetja, por edhe nga banorët e tij [metropolit], nga bukuria e godinave dhe sendeve të tyre”, përfundon kronika bizantine.

518-a, viti i zi për Dardaninë

Në viset e brendshme shqiptare, si tërmeti me më së shumti konsekuenca përmendet ai i vitit 518 të erës sonë. Të dhënat për të i detyrohen një kronikani me origjinë nga Iliria, Marcellinus Comes, që flet për tërmetin katastrofik në Dardani dhe shkatërrimin e kështjellave (Castella). Në kohën kur kishin nisur penetrimet e para të sllavëve në tokat ilire, tërmeti i vitit 518 që goditi Dardaninë shkatërroi 24 qytete teksa rrënoi krejtësisht Shkupin. “Nga tërmetet e vazhdueshme – shkruan kronikani Comes – në provincën dardane, menjëherë u shkatërruan njëzet e katër kështjella”.

“Dy nga këto u fundosën së bashku me banorët, katër u shkatërruan, duke humbur gjysmën e banesave dhe të banorëve, trembëdhjetë nga fatkeqësia humbën një të tretën e shtëpive dhe po aq nga popullsia, shtatë u shkatërruan, duke humbur një të katërtën e shtëpive dhe po aq nga popullsia, kurse kështjellat fqinje u braktisën nga frika e shkatërrimit”, shkruante Comes, i cili ishte sekretar i Justianit para se ky të bëhej perandor.

“U shkatërrua krejtësisht edhe qyteti kryesor Skupi, megjithëse pa humbjen e qytetarëve të tij, të cilët ikën para armikut”.

Me detaje të një dëshmitari të dorës së parë, Comes përshkruan shembjen e maleve dhe krijimin e plasaritjeve të tokës.

“Nga ky tërmet u çanë shumë male nga e gjithë provinca, shkëmbinj u shkëputën nga masivet e tyre dhe trupat e pemëve u gremisën teposhtë. Në një largësi prej tridhjetë miljesh toka u ça me një gjerësi prej dymbëdhjetë hapash, dhe u përgatit kështu një hendek i thellë ku ranë shumë nga qytetarët e kështjellave, të cilët vazhdonin të iknin nga shkëmbinjtë që rrokulliseshin ose nga sulmet e armiqve”, shkruan ai, shkruan “Koha Ditore”.

“Atëherë në një kështjellë të krahinës Kanisa, e cila quhet Sarnonti, toka nxori prej shtresave të saj të përvëluara si prej një furre të nxehtë një curril të ngrohtë dhe të vazhdueshëm uji”.

Tërmeti i Shkupit më 1963

Prejse ka filluar evidentimi shkencor dhe matjet sizmologjike vlerësohet se në Shqipëri në shekullin nëntëmbëdhjetë janë shënuar mbi 77 tërmete. Një prej dridhjeve sizmike më shkatërrimtare gjatë atij shekulli kishte ndodhur më 12 tetor 1851, gjatë të cilit ishin shkatërruar pjesërisht Vlora dhe Himara. Disa ditë më vonë, më 17 tetor, një tërmet i ri shkatërroi rëndë Beratin, ku nën gërmadhat e kalasë së qytetit u zunë të gjallë 400 ushtarë. Në shekullin e njëzetë më të rëndit ishin ai i 30 nëntorit të vitit 1967, me magnitudë 6,6 dhe intensitet 9 ballë, (12 të vdekur dhe 174 të plagosur), si dhe një tjetër më 15 prill 1979. Ky i fundit, me magnitudë prej 7.25 shkallësh të rihterit, pati si bilanc 35 të vdekur dhe 176 të plagosur. Sipas të dhënave zyrtare të kohës, të përfshira në librin “Tërmeti i 15 prillit 1979”, ky tërmet “la 100 mijë banorë pa shtëpi, prej të cilëve 60 mijë ishin në rrethin e Shkodrës, kurse pjesa tjetër në rrethin e Lezhës”.

Ndërkaq, tërmeti me pasojat më të rënda ishte ai i 26 korrikut të vitit 1963, në Shkup, që la të vdekur 1070 njerëz, disa mijëra të tjerë të plagosur dhe më shumë se 200 mijë të pastrehë. Ndërkaq në Kosovë tërmeti më i fuqishëm gjatë dekadave të fundit ishte ai i 24 prillit të vitit 2002 që goditi rajonin e Anamoravës, ku për pasojë humbi jetën një person dhe u shënuan dëme të ndjeshme materiale.

Previous Post

Mogherini zyrtarisht ia dorëzon detyrën Borrellit

Next Post

Reinsalu: Estonia i qëndron pranë Shqipërisë

albnews

albnews

Related Posts

FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit
Albania

FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

21 August, 2025
Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit
Albania

Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

21 August, 2025
Imitimet e markave luksoze ndalohen në doganë – Kushte edhe për bagazhet e qytetarëve, hyn në fuqi ligji
Albania

Imitimet e markave luksoze ndalohen në doganë – Kushte edhe për bagazhet e qytetarëve, hyn në fuqi ligji

21 August, 2025
Next Post
Nxirret edhe një viktimë nga rrënojat në Durrës

Reinsalu: Estonia i qëndron pranë Shqipërisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

21 August, 2025
Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

21 August, 2025
Sabotimi i gazsjellësve Nord Stream, arrestohet në Itali një ukrainas

Sabotimi i gazsjellësve Nord Stream, arrestohet në Itali një ukrainas

21 August, 2025
E kryer, Kristjan Asllani te Torino

E kryer, Kristjan Asllani te Torino

21 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5767 shares
    Share 2307 Tweet 1442
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2946 shares
    Share 1178 Tweet 737
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2849 shares
    Share 1140 Tweet 712
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2076 shares
    Share 830 Tweet 519
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1916 shares
    Share 766 Tweet 479
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM