Detaje/ Zbulohet emri i shqiptarit që u rrëmbye në Angli, një vajzë mes pengmarrësve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbardhen detaje të reja lidhur me pengmarrjen e 30-vjeçarit shqiptar në Angli. Ai është Nertil Buzi nga Fieri.

Mësohet se 30-vjeçari Nertil Buzi ishte marrë peng nga 7 shqiptarë të tjerë në Angli. Prej 4 vitesh, 30-vjeçari jetonte në Britani të Madhe.

Alarmin për pëngmarrjen e tij e ka dhënë vëllai i Nertil B. Ai denoncoi në polici dhe kërkoi ndihmën e autoriteteve.

Më pas Policia Shqiptare njoftoi homologët në Angli dhe u zhvillua operacioni për lokalizimin e Nertil B., duke bërë të mundur shpëtimin e tij.

Policia angleze arrestoi 7 persona për këtë ngjarje, të gjithë shqiptarë. Sipas informacioneve që Tvklan.al disponon, një nga pengamarrësit e arrestuar është një vajzë.

Autorët kërkonin 400 mijë Paund për të liruar 30-vjeçarin Nertil B. Autoritetet angleze dhe ato shqiptare dyshojnë se shkak i pengmarrjes mund të jetë prishja e pazareve.

Share This Article