Dhjetë shtetas shqiptarë që punojnë në një provincë të Kinës veriore, si mësues të gjuhës angleze, kanë kërkuar ndihmë për rikthim në Shqipëri, pas përhapjes së koronavirusi.
Mësuesi M. Corja ka thënë për “Top-Channel” se nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre qe katër ditë për shkak të shpërndarjes së virusit.
“Bashkë me nëntë miqtë e mi ne jetojmë në provincën e Changchun, Jilin. Punojmë si mësues të gjuhës angleze. Kemi katër ditë që nuk dalim nga shtëpitë. Jemi plotësisht të izoluar. Ndjehemi shumë të rrezikuar dhe kemi nevojë nëse shtetit shqiptarë mund të na ndihmojë të kthehemi pasi e kemi të pamundur. Situata sa vjen dhe po rëndohet”, ka thënë ai. “Këtu në Changsha një qytet me 7 milion banorë ku ne jetojmë prej 1 viti, media thotë qe ka 18 te infektuar por ka me shumë. Shifra e saktë nuk jepet pasi s’duan të shtohet paniku. Nga informacionet që kemi janë edhe shumë shqiptarë të tjerë në provinca të ndryshme të Kinës”.
Ndihmë kanë kërkuar edhe studentët shqiptarë që gjenden në Wuhan, që po konsiderohet si epiqendra e virusit.