Dhuna barbare e 3-vjeçares në kopshtin ‘Stinët’, sot protestë në 16:00

albnews
By
1 Min Read

Protesta do të mbahet para kopshtit privat  ‘Stinët’ i cili ndodhet sipër lagjes ‘Ali Demi’ mbrapa shkollës ‘Kushtrimi i Lirisë’.

Rasti është denoncuar nga nëna e vajzës së vogël 3-vjeçare. Majlinda Dehima është edukatorja që dhunoi pa mëshirë të voglën në ambientet e kopshtit duke i thyer këmbën.

Ndërsa, Entela Danushi është drejtoresha e kopshtit që bashkëpunoi për të fshehur skandalin. Protesta e sotme organizohet me qëllim që kopshti të mbyllet dhe rasti i skandalit të dhunës ndaj fëmijëve të mos përsëritet.

Pas denoncimit të nënës rasti shkoi në Komisaritatin Numër 1 dhe u hetua nga shefi i krimeve Ylli Çako. Ky i fundit ka sekuestruar pamjet filmike të kopshtit, ku duket qartë dhuna.

Por ai së bashku me ekspertin mjeko-ligjor fshehin faktet dhe nuk vazhdojnë me procedurën për arrestimin e personit apo personave që kanë ushtruar dhunë ndaj të miturës.

Share This Article