Një përleshje e dhunshme në rrugë shpërtheu në Paris të dielën, pasi fansat e serialit horror të Netflix-it, “Squid Game”, rrinin në radhë për orë të tëra për të hyrë në një dyqan pop-up kushtuar shfaqjes.
Në skena tronditëse, fansat filluan të grinden në rrugë pasi u formua një radhë 700 metra për të hyrë në dyqanin “Squid Game”, duke shkaktuar një zënkë. Pamjet e shpërndara në internet tregojnë disa parisianë në një luftë të ashpër me grushte pranë dyqanit pop-up të vendosur në Rue d’Alexandrie, në rrethin e dytë, më 3 tetor. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi përleshjen, por fansat thanë se ata kishin pritur në radhë për disa orë, gjë që mund të ketë shkaktuar rritjen e tensioneve.
“Squid Game” i prodhuar nga Koreja e Jugut, është aktualisht seriali më i shikuar i momentit në ShBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, ka të bëjë me një shfaqje të trilluar të lojërave vdekjeprurëse, në të cilën personazhet e goditur nga varfëria konkurrojnë në një seri lojërash për fëmijë për të fituar një çmim parash prej 27 milionë funtesh.