Një incident u regjistrua një ditë më parë në ambientet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ku u dhunua drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta.
Meta u sulmua nga Klesti Çela, drejtor i Mjeditis dhe njëherazi kunati i Ergys Agasit, i shpallur në kërkim bashkë me tre persona të tjerë. Fillimisht, mes tyre dyshohet se ka pasur përplasje verbale e cila ka kaluar deri në përleshje fizike.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin Klesti Çela, pasi dyshohet se dje, së bashku me 3 shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Meta, drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së, në ambientet e këtij institucioni. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.


