Dhunoi gruan dhe përzuri nga shtëpia vajzën e mitur, arrestohet shqiptari në Greqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 47 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia greke në Volos, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Mësohet se pas një debati që ai ka patur me vajzën e tij të mitur e ka nxjerrë këtë të fundit jashtë banesës dhe nuk e ka lejuar të futet më.

Në këtë moment ka ndërhyrë gruaja e tij, të cilën ai ka nisur ta dhunojë, duke e kapur dhe prej flokësh. Pas denoncimit nga bashkëshortja dhe vajza ai u arrestua nga policia.

Sipas  hetimeve rezulton se 47-vjeçari ka pasur probleme të shpeshta me alkolin, ndërsa nuk është hera e parë që dhunon familjarët e tij.

Share This Article