Eksod te West Ham në verë, priten shumë largime mes tyre edhe kapiteni i skuadrës

albnews
By
1 Min Read

Vera pritet të jetë goxha tronditëse për West Ham. Klubi i “The Hammers” pritet të përfshihet nga një eksod masiv.

Sipas raportimeve të medieve britanike një numër i konsideruar lojtarësh do të largohet në merkaton e kësaj vere.

Emra si Manuel Lanzini, Angelo Ogbonna, Vladimir Coufal, Aaron Cresswell, Pablo Fornals dhe Tomas Soucek, do t’i japin lamtumirën West Ham.

Si të mos mjaftonin këta, edhe e ardhmja e kapitenin Declan Rice është në pikëpyetje, kjo për shkak se anglezi ka rënë në radarët e shumë klubeve të mëdhenj që pritet të nisin garën për të, me Arsenal që kryeson.

Share This Article