Dhurata e veçantë e Bardh Spahisë për Vllazninë. Banderola gjigande që veshi “Loro Boriçin”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një banderolë gjigande ka veshur njërën anë të stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, në prag të kryendeshjes së kësaj jave në Superligë kundër Tiranës.

Pamja duket me të vërtetë spektakolare.

Mbishkrimi “Një skuadër, një ëndërr” dhe logo e skuadrës së Vllaznisë zënë pjesën më të madhe të kësaj banderole gjigande.

Ajo është një ide e ish deputetit të Shkodrës Bardh Spahia, i cili ia ka bërë dhuratë shkuadrës së zemrës, duke u uruar fitoren e kampionatit tifozëve të Vllaznisë.

Siç i ka hije! Me urimin ma të mirë për fitore dhe një vit për t’u shënu në histori. Një dhuratë për skuadren e qytetin tonë të zemrës!”- shkruan Bardh Spahia në postimin e tij.

Ndeshja Vllaznia-Tirana luhet nesër në ora 13:00, ndërsa stadiumi mitik “Loro Boriçi” do të vishet me banderolën gjigande me përmasa 110m x 25m.

Share This Article