Angel di Maria ka thënë se lojtarët e Paris Saint-Germain po bëjnë gjithçka që duhet për të ndihmuar Lionel Messin qëq të përshtatet me mjedisin e tij të ri, pas lëvizjes së tij në Paris verën që lamë pas.
Di Maria është i bindur se Messi gradualisht po integrohet në ekip e ri dhe se do të shkëlqejë.
“Mendoj se në ndeshjen e fundit kundër Club Brugge treguam se po bëjmë mirë”.
“Është normale që ka shumë pritshmëri me ardhjen e Messit. Mendoj se njerëzit gjithmonë prisnin një fitore 4-0 ose 5-0. Futbolli nuk është i tillë. Futbolli po ecën pak nga pak dhe po bashkon copat”.
“Ne e shohim atë të lumtur në shtëpi me familjen e tij. Fëmijët e tij janë në shkollë”.
“Të gjithë jemi këtu për t’ia bërë jetën më të lehtë dhe kështu ai është përshtatur shumë mirë me grupin dhe, mendoj, ai u përshtat shumë shpejt me jetën në Paris”.
“Por kur vjen puna te futbolli, gjithçka bëhet më ngadalë. Është një ndryshim i madh për të dhe ai duhet të përshtatet me lojtarët e rinj dhe një mënyrë të re të lojës në PSG , të cilët luajnë shpejt në sulm”, deklaroi Di Maria.