Diga e Skavicës, qytetarët dibranë në Britani protestojnë përballë ndërtesës ku po zhvillohej panair për hidrocentralin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktivistë të kundërshtimit ndaj Digës së Skavicës dhe komuniteti dibran që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ka protestuar përballë ndërtesës ku po zhvillohej një panair për përzgjedhjen e nënkontraktorëve për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Siç shihet nga pamjet e siguruara, komuniteti dibran ka kërkuar që heci të mos bëhet.

“Toka jonë, identiteti jonë, nuk janë në shitje”, “Mos shkatërroni Dibrën” ishin këto disa prej pankartave që mbante në duar komuniteti dibran në protestën e organizuar përballë 1 Great George Street.

“Kam diçka për t’ju thënë: imagjinoni nëse do të ishte nëna ose babai juaj, familja, vëllezërit dhe motrat dhe ju thonë që duhet të shpërnguleni sepse shtëpia juaj do të shkatërrohet. Si do të ndjeheshit ju?”, – shprehet një prej organizueseve të kësaj proteste.

“Bechtel largohu, lëre Dibrën të qetë”, ishte slogani i kryesor i kësaj proteste të organizuar nga komuniteti dibran, përballë ndërtesës ku kompania amerikane po negocionte pazarin për mbytjen e Dibrës.

Në protestë ishin të pranishëm një numër i madh dibranësh kryesisht nga fshatrat Blliçe, Fushë Alie, Fushë Çidhe, Laces, Mustafe, etj.

Ndërtimi i HEC të Skavicës është cilësuar nga qeveria shqiptare si një vepër strategjike për pavarësinë energjetike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç të sektorit energjetik të rajonit.

Share This Article