Digjet fabrika e shtypjes së parave në Francë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një fabrikë e shtypjes së parave është përfshirë nga flakët në Francë, ndërsa të paktën 34 persona janë lënduar, raportojnë mediat e huaja.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në qytetin Chamalieres të mërkurën, derisa 387 punonjës janë evakuuar.

Një pjesë e të lënduarve thuhet se kanë djegie më të rënda, me ç’rast janë nisur për trajtim në spital, e pjesa tjetër ka shpëtuar me djegie të lehta. Dy zjarrfikës gjithashtu kanë marrë lëndime.

Sipas njoftimit të autoriteteve, zjarri është vënë nën kontroll pas tri orëve, ndërsa thuhet se kimikatet në kompaninë shtypëse nuk janë kapluar nga zjarri.

Share This Article