Diplomacia amerikane/ Ambasadorja Yuri Kim emërohet Zv.ndihmëssekretare e Departamentit të Shtetit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

oftuar prej kohësh për mbarimin e detyrës në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim bëhet e ditur në burime mediatike të jetë emëruar zëvendësndihmëse sekretare kryesore në Departamentin e Shtetit dhe ndihmëssekretare në detyrë.

E ardhur në Shqipëri nga një post gjithashtu i lartë në Departament, në pozicionin e ri të njoftuar të nisë në 10 korrik, detyra post ambasadore e Shqipërisë duket si konfirmim i suksesit personal pas përmbushjes së përgjegjësisë si diplomate amerikane në kryeqytetin shqiptar.

Një bilanc i shpejtë i ushtrimit të kësaj detyre në Shqipëri lidhet me atë që është dhe perceptimi publik nisur nga angazhimi po i tillë që nga çështjet e drejtësisë e deri te ato sociale e të transformimve përfshirë edhe periudhën e pandemisë.

Në funksionin e ri, ambasadorja Kim duket se do të ketë mbikqyrje mbi politikat ameriane në Europë, nisur nga përshkrimi që ka emërimi i postit zëvendësndihmës sekretare kryesore. Por nga ana tjetër, një post paralel është evidentuar edhe si zëvendëssekretare në detyrë.

Qenia e një diplomateje të rangut të lartë në politikën e jashtme të shteteve të bashkuara pasi e njeh Shqipërinë, është një tregues i rëndësishëm për vazhdimësinë e politikës amerikane këtu, në rajon dhe Europë.

Share This Article