Gazetari publikon pamjet: Ushtria serbe është përfshirë në protestat në Bjellorusi

albnews
By
1 Min Read

Për disa ditë me radhë, pakënaqësia ka shpërthyer midis qytetarëve të Bjellorusisë, të cilët kanë ngritur zërin e tyre kundër regjimit të presidentit Aleksandër Lukashenko.

Regjimi i Lukashenkos po bën gjithçka për të shuar protestat, ku dhe së fundmi ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Rusisë.

Por çfarë bie në sy është një fakt i potencuar nga analisti bjellorus Franak Viacorka, sipas të cilit, të pranishëm, “në ndihmë të autoriteteve bjelloruse” kishin shkuar edhe ushtarë serbë,.

Këtë pretendim të tillë, ai e ka ilustruar edhe përmes disa fotografive, që i ka publikuar në profilin e tij në Twitter.

“Kam bërë një hulumtim të vogël, duket se forcat speciale serbe ishin të pranishëm në Bjellorusi dhe se ata mund të merrnin pjesë në ‘prishjen’ e protestave në Bjellorusi. Ushtarë serbë janë parë edhe sot në Brest”, ka shkruar Viacorka.

Share This Article