• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, June 7, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Uncategorized
Diplomatët perëndimorë takohen në Paris për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme

Diplomatët perëndimorë takohen në Paris për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme

by albnews
19 September, 2024
in Uncategorized
0
19
VIEWS

Diplomatët e lartë perëndimorë do të takohen të enjten në Paris mes përpjekjeve për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës dhe për të parandaluar shndërrimin e tensioneve përgjatë kufirit Izrael-Liban në një konflikt më të madh.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po merr pjesë në bisedimet me homologët e tij nga Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, pas një ndalese më parë në Egjipt për diskutime mbi mënyrat për të çuar përpara negociatat për konfliktin në Rripin e Gazës.

Sekretari Blinken tha të mërkurën se është bërë përparim në një propozim për marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës gjatë muajit të fundit, por tani Izraeli dhe Hamasi duhet të tregojnë “vullnet politik” për të arritur një marrëveshje mes tyre.

“Në marrëveshje janë 18 paragrafë, për 15 prej tyre është rënë dakord. Por çështjet e mbetura duhet të zgjidhen”, tha zoti Blinken gjatë një konference të përbashkët shtypi në Kajro me ministrin e Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty.

Abdelatty u tha gazetarëve përmes një përkthyesi se Hamasi ka konfirmuar angazhimin e tij të plotë ndaj marrëveshjes së armëpushimit të arritur më 27 maj dhe ndaj ndryshimeve të bëra më 2 korrik.

Bisedimet disamujore të zyrtarëve amerikanë me Egjiptin dhe Katarin, që po ndërmjetësojnë negociatat mes Izraelit dhe Hamasit, nuk kanë sjellë një marrëveshje për t’u dhënë fund luftimeve. Negociatat janë përqendruar në një propozim që përfshin ndërprerjen e luftimeve dhe lirimin e pengjeve, që ende po mbahen nga militantët e Hamasit në Rripin e Gazës.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë një afat kohor për propozimin e rishikuar, megjithëse zyrtarët amerikanë janë shprehur se ai do të paraqitet së shpejti.

Përpjekjet për arritjen e një armëpushimi mund të ndikohen nga shpërthimet vdekjeprurëse të pajisjeve komunikuese “pager” dhe radiove të dorës të anëtarëve të grupit militant Hezbollah në Liban.

Shpërthimet ndodhën disa orë pasi Izraeli njoftoi zgjerimin e objektivave të luftës së tij kundër Hamasit, duke përfshirë edhe operacionet për kthimin e banorëve të Izraelit verior në shtëpitë nga të cilat ata u evakuuan për shkak të përleshjeve mes trupave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu shqetësimin e tij për sulmin, të cilin dyshohet se e ka kryer Izraeli.

“Është e logjikshme të mendohet se shpërthimi i këtyre pajisjeve është një veprim, që mund t’i paraprijë një operacioni të madh ushtarak”, u tha ai gazetarëve në Nju Jork. “Po aq të rëndësishme janë shenjat se kjo ngjarje konfirmon praninë e rrezikut serioz të një përshkallëzimi dramatik në Liban. Duhet bërë gjithçka për të shmangur këtë përshkallëzim.”

Hezbollahu, një aleat i Hamasit, filloi sulme pothuajse të përditshme ndaj Izraelit menjëherë pas fillimit të luftës në Rripin e Gazës, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Grupi i Hezbollahut, i cili ashtu si Hamasi mbështetet nga Irani, ka thënë se do t’i ndalë sulmet vetëm pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi për Gazën. Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera perëndimore.

Takimi i OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë të mërkurën që i bën thirrje Izraelit t’i japë fund pushtimit të tokave palestineze brenda një viti. Rezoluta gjithashtu u bën thirrje vendeve të “ndërmarrin hapa” drejt përfundimit të furnizimit të Izraelit me armë, që mund të përdoren në zonat palestineze.

Rezoluta u miratua me 124 vota pro, 14 kundër dhe 43 abstenime.

Rezoluta e hartuar nga delegacioni palestinez është një përpjekje për të shfrytëzuar prirjen pozitive të krijuar nga opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, lëshuar në korrik, i cili thekson se aneksimi dhe pushtimi i territoreve palestineze është i paligjshëm dhe ligjet dhe politikat diskriminuese të Izraelit kundër palestinezëve “përbëjnë aparteid”.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj sundimit të ligjit ndërkombëtar dhe paqes së drejtë dhe të qëndrueshme në rajonin tonë”, tha i dërguari palestinez Riyad Mansour. “Kjo kërkon garanci që të njëjtat rregulla të zbatohen për të gjithë. Të mos ketë asnjë paragjykim apo standarde të dyfishta. Dhe të mos ketë asnjë përjashtim.”

Izraeli kritikoi opinionin e gjykatës dhe ambasadori i tij u kërkoi vendeve të OKB-së të mos e mbështesnin rezolutën.

“Ky është një vendim i turpshëm që mbështet terrorizmin diplomatik të Autoritetit Palestinez”, tha ambasadori Danny Danon përmes një deklarate pas votimit.

Shtetet e Bashkuara votuan kundër rezolutës.

“Kjo rezolutë nuk ofron asnjë shpresë apo rrugë përpara”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield. “Miratimi i saj nuk do të shpëtojë jetë palestineze, nuk do t’i kthejë pengjet në shtëpi, nuk do t’i japë fund vendbanimeve izraelite dhe nuk do të ringjallë procesin e paqes”, shtoi ajo gjatë diskutimit mbi rezolutën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shkruan VOA.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht detyruese, por ato mbajnë peshën e komunitetit ndërkombëtar.

Hamasi shkaktoi konfliktin me sulmin e tij të tetorit 2023 në Izraelin jugor, në të cilin u vranë 1200 njerëz dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Në kundërofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 41,200 palestinezë. Izraeli thotë se në mesin e të vrarëve janë mijëra militantë të Hamasit.

Previous Post

ShBA-Serbi partneritet strategjik, dy vendet nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë

Next Post

Kjo është marrëveshja që Izraeli i propozoi Hamasit për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza

albnews

albnews

Related Posts

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të
Uncategorized

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025
Përfundon numërimi në Fushë-Arrëz, fiton PD-ASHM, ja sa vota arriti të marrë
Uncategorized

Përfundon numërimi në Fushë-Arrëz, fiton PD-ASHM, ja sa vota arriti të marrë

12 May, 2025
“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet
Uncategorized

“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet

8 May, 2025
Next Post
Kjo është marrëveshja që Izraeli i propozoi Hamasit për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza

Kjo është marrëveshja që Izraeli i propozoi Hamasit për t'i dhënë fund luftimeve në Gaza

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Këmbimi valutor 3 dhjetor 2024/ Me sa shiten e blihen euro dhe dollari?

Këmbimi valutor 7 qershor/ Me sa blihen e shiten Paunid, Dollari dhe Euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

7 June, 2025
Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano

Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano

7 June, 2025
Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Reportazhi i “The Guardian”: Sfida Shqipëri-Serbi përballë kaosit të vitit 2014 në Beograd

Reportazhi i “The Guardian”: Sfida Shqipëri-Serbi përballë kaosit të vitit 2014 në Beograd

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4835 shares
    Share 1934 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM