Distria e Laura i sigurojnë lavdinë evropiane Galatasarayt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Distria Krasniqi e Laura Fazliu janë fituese të Ligës së Kampionëve për xhudiste. Dy xhudistet kosovare të shtunën ishin pjesë e Galatasarayt që e fitoi Ligën e Kampionëve, garën ekipore të mbajtur në Paris.

Distria e Laura në finale fituan me Ippon dhe ishin vendimtare në suksesin e skuadrës turke.

Në Ligën e Kampionëve paraqiten skuadrat më të suksesshme evropiane. Xhudistet kosovare ka kohë që vihen në shërbim të Galatasarayt, falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kosovës e Turqisë.

Galatasaray fillimisht fitoi ndaj skuadrës franceze, Orleans Loiret Judo Ju. Në gjysmëfinale e mposhti skuadrën spanjolle, Valencia.

Ndërsa në finale gjiganti turk ishte më i mirë se ekipi francez Champigny, favorit i garës elitare evropiane.

Share This Article