Dita Botërore e Shëndetit Mendor / Ministrja Koçiu: Askush nuk ka përse t’i luftojë këto beteja i vetëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, në Qendrën Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese e cila ofron shërbime të specializuara për fëmijët me nevoja të veçanta, u organizuan një sërë aktivitetesh, ku morën pjesë fëmijë dhe prindër që e frekuentojnë këtë qendër nga e gjithë Shqipëria.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Albana Koçiu i është bashkuar aktiviteteve në këtë qendër, ku ofrohen shërbime të specializuara për fëmijët me nevoja të veçanta.
Në mesazhin e saj në kuadër të kësaj dite, Koçiu theksoi se: “Betejat më të vështira janë ato që zhvillojmë me veten! Qëllimi ynë është një dhe i vetëm: Askush nuk ka përse t’i luftojë këto beteja i vetëm!”.

Koçiu thekson se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka në fokus jo vetëm vijimin e investimeve në institucionet që ofrojnë shërbime të specializuara të shëndetit mendor, por edhe transformimin e tyre në ambiente sa më familjare.
Ministrja shtoi se trajnimi që ka nisur për ekipin e mjekëve të familjes, infermierëve, punonjësve psiko-socialë, si dhe stafit të konsultorit të gruas mbi shëndetin mendor të fëmijës, ndihmon në shmangien e paragjykimeve të shëndetit mendor për t’u bërë pjesë integrale e trajtimit bazë.

Në të gjithë vendin janë ngritur dhe funksionojnë 10 Qendra Komunitare të Shëndetit Mendor dhe 14 Shtëpi Mbështetëse, ndërsa synohet që ky model të fuqizohet më tej.

Share This Article